Ard Kasami nga Tetova, futbollisti profesionist në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut

Të rinjve do tu thoja të punojnë shumë, të besojnë dhe ti ndjekin ëndrrat e tyre, është ky mesazhi me të cilin futbollisti nga Tetova, Ard Kasami dëshiroi ti motivonte të rinjtë. Pasioni i Ardit për futbollin ka filluar që në fëmijëri si ëndërr e madhe e tij për tu bërë një futbollist i suksesshëm. Sot, ai luan si një futbollist profesionist dhe ka arritur të bëhet pjesëtar i një ekipi të ligës së parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkaq, Ardi në intervistën e tij për Portalb tregoi më shumë rreth karrierës së tij dhe planeve për të ardhmen.

Kush është Ardi për ata që nuk e njohin?
Përshëndetje unë jam Ard Kasami 23 vjeç, aktualisht futbollist profesionist në ligën e parë të Maqedonisë tek ekipi “Struga Trim Lum”.
Si ka filluar pasioni yt për futbollin?
Pasioni im për futbollin ka filluar prej në fëmijëri. Si i vogël kisha ëndrrën time që të bëhem futbollist profesionist kur të rritem dhe çdoherë kohën e lirë mundohesha që të luaja futboll ta shfrytëzoja të mësoja diçka rreth futbollit. Prindërit e panë dëshirën dhe vullnetin e madh timin për futbollin, ata vendosën që të bëjmë një hap të regjistrohem në një shkollë futbolli, ku u regjistrova në shkollën e futbollit Reçica, aty i bëra hapat e parë. Pas një periudhe shumë të mirë aty vjen edhe kalimi im tek akademia e “Shkëndijës” së Tetovës dhe vijon procesi i zhvillimit tim si futbollist dhe pas disa viteve vjen kalimi im në nivel profesional tek ekipi “Struga Trim Lum”, ku ende jam pjesë dhe jemi duke kaluar momente mjaft të mira sa i përket futbollit.

Cila mund të llogaritet si arritja më e madhe e jotja sa i përket futbollit?
Kur isha në akademinë e Shkëndisë, kemi qenë gjenerata e parë që jemi shpallur kampion me juniorët e Shkëndisë dhe kemi shkruar historinë. Më pas, një prej arritjeve më të mëdha të karrierës time ishte inkuadrimi prej ligës së dytë në elitën e futbollit u vendova në ligën e parë me ekipin e Strugës. Ishte edhe hera e parë që një ekip shqiptar nga Struga inkuadrohet në ligën e parë të Maqedonisë edhe aty e kemi shkruar historinë në futbollin strugan. Ky proces është duke vazhduar, është duke u bërë një punë shumë e mirë dhe tani kemi mundësinë që të shkruajmë historinë përsëri sepse jemi vetëm një fitore larg ëndrrës evropiane me ekipin e Strugës.

A kanë mbështetjen (përkrahjen) e duhur financiare sportistët në RMV?
Klubet në ligën e parë të Maqedonisë kanë mbështetje të mirë financiare por, do të thoja se duhet të investohet edhe më shumë që të rritet niveli i futbollit. Të investohet në infrastrukturë, në kushte më të mira, në stadiume që të ketë kushte më të mira për futboll. Të investohet sidomos në akademi te të rinjtë që të zhvillohen ende më shumë të kenë kushte më të mira dhe siç e shohim edhe vendi jonë do të marr pjesë në evropian kjo është një sinjal se duhet të investohet ende më shumë që të rinjtë ta kenë më të lehtë të kalojnë në nivele më të larta të futbollit.

Cilat janë planet e Ardit në të ardhmen?
Momentalisht jam në një proces rehabilitimi nga një lëndim dhe shpresoj që me ndihmën e Zotit ta kaloj me sukses ashtu siç duhet. Tani për tani prioritet është rikthimi në fushën e gjelbërt dhe pastaj të vijojmë sukseset me ekipin e Strugës. Shpresoj që të arrij qëllimet e mija të vazhdojmë të ngritemi në një nivel më të lartë të futbollit dhe të ecim përpara.
Në fund Ardi iu drejtua rinisë me një mesazh për t’i motivuar ata.
Çfarë mesazhi motivues do i jepje rinisë?
Të rinjve do tu thoja të punojnë shumë, të besojnë shumë dhe ti ndjekin ëndrrat e tyre të mos dorëzohen kurë sepse me punë dhe përkushtim mund të arrihet gjithçka.
Intervista të tjera të realizuara nga Portalb.
- Lexo: Intervistë me shkrimtaren Liber Emini
- Lexo: Intervistë me karateistin Driton Halimi
- Lexo: Intervistë me këngëtaren Klea Çutra
- Lexo: Intervistë me këngëtarin Amar Ismani
- Lexo: Intervistë me këngëtarin Rilind Alimani
- Lexo: Intervistë me basketbollistin Arbin Rushiti
- Lexo: Intervistë me mjekun Gazmend Haliti
- Lexo: Intervistë me aktorin Lind Denjalli
- Lexo: Intervistë me këngëtaren Leonora Ajdari
- Lexo: Intervistë me piktorin Sani Bajrami
- Lexo: Intervistë me Faton Islamin
- Lexo: Intervistë me këngëtarin Shpëtim Mustafa
- Lexo: Intervistë me boksierin Lulzim Ismaili
- Lexo: Intervistë me violinistin Shkelzen Pajaziti
- Lexo: Intervistë me poeten Arta Selmani
- Lexo: Intervistë me dizajneren Asibe Tusha
- Lexo: Intervistë me shkrimtaren Lira Bojku
- Lexo: Intervistë me këngëtaren Arsihana Luçi
- Lexo: Intervistë me balerinën Bora Kazimi
- Lexo: Intervistë me arkitekten Fitore Iljazi
- Lexo: Intervistë me piktorin Rejan Etemi
- Lexo: Intervistë me aktoren Sabina Memishi
- Lexo: Intervistë me këngëtaren Fjolla Ibrahimi
- Lexo: Intervistë me futbollistet në RMV
- Lexo: Intervistë me ambasadorët e rinj evropian pjesa parë
- Lexo: Intervistë me ambasadorët e rinj evropian pjesa dytë
- Lexo: Intervistë me këngëtaren Fjolla Jahiu
- Lexo: Intervistë me këngëtarin Vullnet Neziri
- Lexo: Intervistë me aktorin Flamur Aliji
- Lexo: Intervistë me grupin muzikor Trio Darabuka
- Lexo: Intervistë me grupin muzikor YOLO