fbpx

Ushtria izraelite shkatërron ndërtesën ku gjendeshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeera-s (VIDEO)

Avionët luftarakë të Izraelit goditën dhe shkatërruan një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza, në të cilën gjendeshin zyrat e agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press (AP) dhe kanalit televiziv me bazë në Katar, Al Jazeera.

Sipas të dhënave të siguruara nga Anadolu Agency (AA), ndërtesa 13-katëshe me emrin “Xhela” u rrafshua me tokën pas disa predhave të hedhura nga avionët luftarakë izraelitë.

Në ndërtesë gjendeshin 60 apartamente, përfshirë zyrat e AP-së dhe Al Jazeera-s, ambulanca dhe zyra të avokatëve.

Izraeli më herët paralajmëroi se do të godiste ndërtesën e cila përfshin edhe kulla që ofrojnë shërbim interneti për shumë rajone të Gazës.

Korrespondenti i Al Jazeera-s në Gaza tha më herët se ushtria izraelite u ka dhënë një orë afat banorëve të ndërtesës.

Përveç kësaj, Al Jazeera transmetoi në ekrane telefonatën e pronarit të ndërtesës dhe një oficeri nga inteligjenca izraelite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button