fbpx

Zaev: Ligji për ndërtimet e egra do të kthehet në Kuvend, duhet t’i shpëtojmë shtëpitë e të varfërve

Kryeministri, Zoran Zaev deklaroi sot se nuk heq dorë nga miratimi i Ligjit për legalizimin e ndërtimeve të egra. Pasi presidenti, Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin, ligji do të kthehet përsëri në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

“Ligji do të kthehet në procedurë parlamentare dhe do të merren parasysh të gjitha rrethanat, veçanërisht rrethanat që i ka theksuar presidenti në arsyet e mosnënshkrimit”, deklaroi sot kryeministri.

Sipas tij, kjo bëhet që të shpëtohen ndërtimet e qytetarëve të cilët luftojnë me varfërinë,

“Shkaku është i thjeshtë, të shpëtohen 50 mijë ndërtime të qytetarëve të cilët janë në pragun e varfërisë dhe nuk kanë mundur t’i legalizojnë objektet e tyre me zgjidhjet e kaluara ligjore, për shkak të pamundësisë t’i paguajnë elaboratet e tyre gjeometrike dhe harxhimet e tjera për legalizim”, theksoi Zaev, duke shtuar se nëse ligji nuk kthehet në Kuvend, menjëherë do të duhet të fillojnë të rrënohen këto 50,000 objekte.

Ai shtoi se risi në ligj është ajo se të gjithë ata që marrin asistencë sociale do t’i kenë falas elaboratet gjeometrike dhe do të legalizohen falas ato 50.000 objekte.

“Çdo objekt tjetër, përveç për ata që marrin asistencë sociale dhe të varfrit, jepet mundësia që të legalizohet, ndërtesat kolektive jo, do të paguajnë në mënyrë shtesë 50 përqind kompensim më të madh se sa do të paguanin gjatë marrjes së rregullt për ndërtim. Me këtë, dërgohet porosi se nuk u paguhet të ndërtojnë pa leje, përkatësisht ky është miratimi i fundit i ligjit, me qëllim përfundimtar të përfundojë ndërtimi i paligjshëm që e kemi që nga pavarësia e shtetit”, theksoi kryeministri.

Presidenti, Stevo Pendarovski nuk ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Ai për këtë ka njoftuar kryeparlamentarin, Talat Xhaferi nëpërmjet një letre, ku ka dhënë argumente të tija të cilat sipas tij flasin se me miratimin e këtij ligji nga ana e Kuvendit, janë shkelur disa nene të Kushtetutës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button