Zaev: BE ta mbajë fjalën dhe të realizojë atë që i ka premtuar vendit

Kryeministri, Zoran Zaev edhe njëherë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të mbajë fjalën dhe të realizojë atë që i ka premtuar vendit. Zaev pret nga qeveria e re bullgare lidership, përgjegjësi dhe kujdes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kujdes për fqinjin e saj perëndimor – Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ai beson se vendimet e qeverisë së re bullgare mund ta çojnë vendin përpara drejt evropianizimit, ndërsa së bashku me atë edhe Shqipërinë, si dhe t’i hapin konferencat e para ndërqeveritare për vendin, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Zaev pret që Portugalisë gjatë kryesimit me BE-në të ndërmarrë hapa konkret edhe me Maqedoninë e Veriut edhe me Bullgarinë.

“BE është ajo që duhet të vendos siç është dashur ne t’i sjellim vendimet kryesisht për reformat nëse duam të shkojmë drejt BE-së. Kemi treguar përgjegjësi, kemi ndërmarrë rreziqe serioze, presim përgjigje përkatëse nga BE. Ne këtë herë kemi punë me atë, ndërsa me Bullgarinë kemi marrëveshje bilaterale i cili është realizuar në mënyrë të konsiderueshme. Detyrimi ynë është që të jemi realist, të flasim realisht për problemin, pa optimizëm të dimensionuar, por edhe pa ngulitjen e panevojshme të pesimizmit. Presim të ndërmarrin hap dhe Evropa përfundimisht të mbajë fjalën sepse bëhet fjalë për dinjitet”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një aktiviteti në rrugën “Orce Nikollov” në Komunën e Qendrës.

Sipas tij, të gjithë 26-të vendet jo vetëm që japin mbështetje, por edhe ndjejnë përgjegjësi para vetvetes se duhet të bëjnë diçka.

“Një është e qartë. Të paktën u sqarua se nuk do të ketë ndarje. Dy vendet vazhdojnë së bashku, por në dorën tonë është ajo që varet prej nesh. Treguam se cilat janë kufijtë tanë, deri ku mund të shkohet dhe njëkohësisht kërkuam dhe presim Evropa të realizojë”, theksoi kryeministri.

Ai potencoi edhe njëherë se për gjuhën dhe identitetin maqedonas nuk ka negociata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button