fbpx

Afër 50% është rritur vlera e punëve të kryera nga kompanitë e Maqedonisë së Veriut sivjet në Gjermani

Në tremujorin e parë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e vlerës së punimeve të kontraktuara për 17.8%, ndërsa vlera e punimeve të realizuara jashtë vendit është rritur për 16.9% në krahasim me tremujorin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – mars 2021 vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit është 135 004 000 denarë, që është për 17.2 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut, duke llogaritur që 1 dollarë amerikan = 50,2353 denarë.

Enti raportoi që jashtë vendit janë kryer punë ndërtimore me vlerë të përgjithshme prej 25 738 000 denarë, që është për 16.9 % më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ka qenë 22 022 000 denarë.

Të dhënat vlerësuese për periudhën janar – mars 2021/2020 janë dhënë në bazë të paritetit Enti raportoi që sivjet gjatë tremujorit të parë janë kontraktuar në Gjermani 110 000 000 denarë, Bosnjë e Hercegovinë 12 263 000 denarë, Malin e Zi 11 000 000 denarë dhe Bullgari 1 741 000 denarë. Prej këtyre kontraktimeve, më së shumti janë realizuar në Gjermani 20 997 000 denarë, ndërsa në Bosnjë aspak, derisa në Bullgari komplet nga sasia e kontraktuar, kure në Malin e Zi janë përfunduar punomet në blerë prej 3 000 000 denarë.

Në krahasim me vitin e kaluar, rritje të punimeve te realizuar kemi për 48.8% në Gjermani dhe 8.3% në Bullgari, kurse në Malin e Zi kemi ulje për 52.4%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button