fbpx

Në Maqedoninë e Veriut nesër do të arrijnë 100 mijë vaksina kundër Kovid-19

Nesër në orët e mëngjesit pritet të arrijnë edhe 100 mijë vaksina nga Kina, vaksina që vijnë si donacion nga Ministria e Mbrojtjes në Kinë, pasi dy javë më parë janë pranuar 200 mijë vaksina kineze“Sinofarm”, që paraqesin dozën e parë të vaksinave kineze në vend, transmeton Portalb.mk.

Pranimi i vaksinave do të behët në poliklinikën “Jane Sandanski” nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ajo e mbrojtjes Ramilla Shekerinska, së bashku me ambasadorin kines Xhang Suo.

Shqipëria ka shënuar ritme të mira të vaksinimit, duke nisur nga muaji mars kur në Shqipëri, përveç vaksinave të miratuara nga EMA dhe FDA, mbërritën edhe vaksinat kineze Sinovax. Sot vendi renditet i dyti, pas Serbisë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ritme shumë të ulëta në këtë drejtim kanë Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Për momentin në vend vaksinimi masiv kryhet me vaksinat “Sinofarm” dhe “Pfizer”. Deri dje janë vaksinuar gjithsej 175.348 persona, me dozë të dytë 25.648, ndërsa kanë aplikuar për vaksinim përmes sistemit vakcinacija.mk, 330.513 persona.

24 orët e fundit, nga 1,658 testime, 30 persona kanë rezultuar pozitiv në KOVID19, 359 pacientë janë shëruar, ndërkaq 16 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 749,727 testime, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154,524, numri i pacientëve të shëruar është 143,427, numri i të vdekurve 5,184, ndërkaq numri i rasteve aktive është 5,913.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button