Filloi kthimi i turistëve në Maqedoninën e Veriut, por përsëri shumica nga tri vendet fqinjë

Në Maqedoninë e Veriut sivjet gjatë muajit mars ka pasur 23 mijë turistë, që nënkupton rritje për 28.2%, derisa shumica e turistëve vazhdojnë të jenë nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve gjatë muajit mars të vitit 2021 është 23 000, ndërsa numri i netëve të kaluara është 52 056”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që numri i turistëve në muajin mars  2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është rritur për 28.2 %, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 24.1 %.

Megjithatë, numri i turistëve të huaj ka shënuar ulje për 1.6 %, por gjendjen në turizëm e ka përmirësuar numri i turistët vendor që kanë shënuar rritje për 76.9%. Megjithatë numri i netëve të kaluara te turistët vendor në mars të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur  për 35.7 %, ndërsa numri i netëve të kaluara të turistëve të huaj është rritur për 13.8 %.

“Në periudhën janar – mars të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i turistëve është ulur për 34.7 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje  për 2.3 %, ndërsa te turistët e huaj ka rënie për 56.1 %”, raportojnë nga Enti, duke sqaruar që në periudhën janar – mars të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i netëve të kaluara është ulur për 28.2 %, gjithashtu te turistët vendor për 5.6 %, dhe te turistët e huaj për  45.3 %.

Në muajin mars, nga gjithsej 10 947 turistët e huaj, më shumë kanë ardhur turistë nga Serbia (1790), Kosova (1442), Shqipëria (1242) dhe Turqia (1200).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button