RMV, u ndanë certifikatat për pjesëmarrësit në programin “Menaxherë të ri dhe lider biznesi”

Në kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski sot u ndanë certifikatat për pjesëmarrësit në programin “Menaxherë të ri dhe lider biznesi”, të cilët kanë kryer me sukses trajnimin në tetë kompani – anëtare në Këshillin për Investime të Huaja, transmeton Portalb.mk.

“Kandidatët kanë ofruar perspektiva të reja të freskëta të cilat me siguri do të jenë në interes të kompanive. Disa prej zgjidhjeve që i kanë përgatitur pjesëmarrësit e ri janë aq cilësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, sa kompanitë janë të gatshme edhe praktikisht t’i implementojnë”, tha Pendarovski.

Kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj, Stefan Peter potencoi se rezultati më i mirë i programit janë ofertat për punë i një pjese të pjesëmarrësve.

“Kemi bërë punë të shkëlqyer në periudhën më të vështirë, në kushte të pandemisë së Covid – 19”, theksoi Peter.

Në kuadër të programit të sivjetmë, kandidatët patën mundësi të arrijnë përvoja të reja praktike për planifikim strategjik, t’i zhvillojnë aftësitë e tyre udhëheqëse dhe t’i tregojnë njohuritë e tyre. “Menaxherë të ri dhe lider biznesi” realizohet përmes bashkëpunimit mes kabinetit të presidentit dhe Këshillit për Investime të Huaja.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button