Piktorja Valdeta Ibishi: Inspirohem shtëpitë e braktisura, nga historia jonë e pasur (VIDEO)

Valdeta Ibishi është 24-vjeçare nga Kërçova. Pasioni dhe profesioni i saj është pikturimi. Valdeta kreu studimet në Universitetin e Tetovës, ne degën e arteve figurative. Për Portalb, Valdeta flet për rrugëtimin e saj të deritanishëm në art.

“Fillimet e mia në art janë pothuajse që kur mbaj mend. Artin e kam dashur shumë dhe gjithmonë ndjenjat e mia i kam shprehur nëpërmjet artit. Ka qenë një pasion të cilit i jam dedikuar pa e marrë vesh nëse do ishte një punë që do doja ta bëja gjithë jetën. Por, më pas kuptova se është një ëndërr që duhet ndjekur për të gjetur veten dhe të jetë ajo çka më bën mua kjo që jam.” tha Valdeta.

Vizatimet e Valdetës i dallon autenticiteti i tyre, pasi që janë vepra të cilat burojnë nga pasioni, shpirti dhe koha e fëmijerisë së saj.

“Inspirohem nga pamje shtëpishë të braktisura, nga historia jonë shumë e pasur. Në këto shtëpi ka shumë histori, dhimbje, gëzim, lumturi, varfëri, pasuri e tjerë. Shtëpitë e vjetra janë një monument shumë i rëndësishëm i kulturës sonë. Këto shtëpi janë ndertuar nga mjeshtërit shqiptarë, me mundin dhe djersën e tyre, kanë një pamje mahnitëse se si dora e njeriut e ka sjellë deri ne atë pikë me një  zbukurim, dekoracion të shkëlqyer.” U shpreh Valdeta.

This slideshow requires JavaScript.

Deri më tani, Valdeta ka marrë pjesë në shumë ekspozita me pikturat e saj. Për ne ajo përmendi disa nga më të suksesshmet:

“Kam marr pjesë ne disa ekspozita, siç janë: “Ura me Tri Harqe”, e Fakultetit të Arteve të Tetovës, ne bashkpunim me Fakultetet e Arteve të Tiranës dhe Prishtinës, që u mbajt në Tiranë, te Galeria FAB, pastaj ” Ekspozita e Absolventëve “, qe u mbajt në Strugë, ” Marigona e Nëntorit” në Tetovë, te Galeria e Arteve, si dhe “Femra Krijuese” ne Tetovë, ekspozit kolektive ” Pjesët më të Bukura të Qytetit ” në Kërçovë, te Pallati i Kulturës, ” Kulturë në Çdo Kënd ”  në Kërçovë  e tjerë.” u shpreh Valdeta.

Kur u pyet Valdetën se çfarë don të arrijë përmes artit që bën, ajo tha:

“Vizatimi ka një rëndësi të madhe për mua, pasi që është pjesë e imja me të cilën fillova që në moshë shumë të vogël.  Ajo çfarë unë dua të arrij me artin që unë krijoj është piktura, punime dhe vepra të cilat do të depërtojnë te njerëzit emocionalisht, pra vepra që japin njëfarë ndjesie. Dhe, jo vepra që do të shiteshin menjëherë vetëm për dekore muresh.” tha Valdeta.

Mesazhi që Valdeta përcolli për të gjithë të rinjtë është: 

“Punoni fort për ëndrrat tuaja, sepse puna e palodhshme herët ose vonë do t’u shpërblehet!” përmbylli Valdeta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button