fbpx

Pendarovski takoi kryenegocitorin e Shqipërisë me BE-në: Fillimi i negociatave të dy vendeve do të reflektojë pozitivisht në rajon

Presidenti, Stevo Pendarovski priti sot në takim kryenegociatorin e Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi. Në takim u shkëmbyen mendime dhe informata për perspektivat për mbajtjen e konferencës së ardhshme ndërqeveritare për dy vendet dhe fillimin formal të negociatave qasëse mtë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Presidenti Pendarovski vlerësoi se vizita është mundësi e mirë për shkëmbim të mendimeve për çështje të nivelit teknik dhe politik me procesin negociues, si dhe për hapje të perspektivave për bashkëpunim të ardhshëm në atë plan. Në takim presidenti Pendarovski përshëndeti përparimin e Shqipërisë në fushat kyçe për integrimin evropian”, njoftuan nga kabineti presidencial.

Pendarovski po ashtu, është shprehur i bindur se fillimi i negociatave për anëtarësim e dy vendeve do të reflektojë pozitivisht në stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë rajonit dhe tha se pret që metodologjia e re për negociata do të sjell lehtësime në procesin e udhëheqjes së negociatave qasëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button