Vazhdon pritja dhe endja nëpër sportele, pavarësisht premtimit, Qeveria ende nuk e ka gati aplikacionin për identifikim digjital

Vazhdojnë pritjet nëpër sporte pavarësisht premtimit të Qeverisë. Ende nuk është gati aplikacioni për identifikimin digjital, i cili u mundëson qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të nxjerrin dokumente, pa pasur nevojë që identitetin e tyre ta konfirmojnë me prani fizike, por të njëjtën mund ta bëjnë nga distanca, gjegjësisht kompjuteri, laptopi ose telefoni i tyre. Ky aplikacion është më se i nevojshëm, veçanërisht në kushte të pandemisë, kur autoritetet bëjnë thirre për të mbajtur distancë, a një gjë e tillë është thuajse e pazbatueshme, duke i pasur parasysh turmat para bankave e institucioneve që japin dokumente të caktuara, shkruan Portalb.mk.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se ende nuk është gati aplikacioni i “Master Card”, nëpërmjet të cilit parashikohet ndryshimi i mënyrës së punës së institucioneve, por edhe lehtësim të jetës së përditshme të qytetarëve.

Qeveria e Maqedonise
Qeveria e Maqedonise

“Shërbimi është vendosur, a për momentin punohet në realizimin e sistemit. Që të jetë i qasshëm duhet që të kryhet mbindërtim i sistehttps://mioa.gov.mk/?q=sq/node/2831vmit nëpërmjet lidhjes së platformave. Pritet që shërbimi të jetë i qasshëm në periudhën e ardhshme, varësisht prej asaj se kur do të mbarojë lidhja e platformave në sistem”, thonë nga Qeveria për Portalb.mk.

Aplikacioni tanimë duhej të ishte gati dhe qytetarët tanimë do të duhej që të përfitonin nga i njëjti. Të paktën kështu ka premtuar qeveria më 19 shkurt të këtij viti ku kryeministri Zoran Zaev, bashkë me ministrat e Financave dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Besimi dhe Jeton Shaqiri si dhe përfaqësuesit e Bankës Popullore dhe Drejtorisë së Inteligjencës Financiare, mbajtën takim me përfaqësuesit e “Master Card”, një vit pas nënshkrimit të memorandumit.

“Ky është shërbimi i parë për identifikimin elektronik të qytetarëve dhe do të jetë i qasshëm në fund të muajit prill. Kjo do të thotë se për shërbimet për të cilat deri më tani qytetarët duhet të konfirmonin identitetin e tyre me prani fizike, këtë do të mund ta bëjnë atë nga kompjuteri i tyre, laptopi ose telefoni celular”, thanë më 19 shkurt nga Qeveria.

Në praktikë, nëpërmjet pajisjes celulare, qytetarët mund ta hapin aplikacionin, së pari duhet ta skenojnë dokumentin personal, letërnjoftimin ose pasaportën. Në këtë mënyrë verifikohen të dhënat dhe ndizet kamera e pajisjes celulare dhe kryhet kontrolli nëse bëhet fjalë për person fizik. Pas këtij hapi, kryhet kontrolli me fotografinë e dokumentit personal dhe pajisja e identifikon personin. Kjo nënkupton që më tej qytetari nuk do të ketë nevojë për dokument në letër, apo prani fizike që ta identifikojë.

Shërbime elektronike
Shërbime elektronike

Sipas autoriteteve qeveritare, shërbimi i këtillë do të mundësojë zëvendësimin e letrës dhe stilolapsit me dokumente elektronike, nënshkrime elektronike dhe aprovime nëpërmjet telefonave celularë. “Identifikimi celular”  do të mundësojë që secili proces për të cilin kërkohet nënshkrim dhe prani fizike të kryhet prej në shtëpi, prej në punë ose prej në një vend tjetër nëpërmjet telefonave celular.

Përndryshe, digjitalizim i shërbimeve elektronike është më se i nevojshëm, sidomos në këtë kohë të pandemisë kur vetë autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që sa më pak të ketë kontakt mes njerëzve. Radhët e gjata nëpër banka e institucione që japin dokumente të caktuara, janë rrezik potencial për shpërndarjen e virusit KOVID-19. Veç kësaj, përfitimet nga shërbimet elektronike janë shumë të mëdha – qytetarët do të kursejnë kohë, para, pse jo dhe nerva nga pritjet dhe endjet prej sporteleve në sportel, me ditë a ndoshta dhe javë të tëra.

Por shërbimet elektronike duhet të jen funksionalisht të plota dhe efikase, e jo siç janë aktualisht që pavarësisht se aplikojnë qytetarët për dokumenta digjital, ata sërish duhet të shkojnë në sportele.

Portalb.mk, në periudhën e kaluar ka bërë disa hulumtime për çështjen e shërbimeve elektronike. Nëpërmjet storjes hulumtuese, treguam rrugën e dy të rinjve për marrjen e certifikatës së kurorëzimit dhe sfidat që u përballën ky çift nga Shkupi, në mungesë të digjitalizimit. Në nëntor të vitit të kaluar, publikuam hulumtimin prej katër pjesëve në lidhje me vështirësitë e qytetarëve që hasin gjatë (mos)nxjerrjes së dokumenteve me një klikim në internet. Portalb.mk nxori në pah se në çështjen e shërbimeve elektronike, Maqedonia e Veriut është 10 vite mbrapa Bashkimit Evropian.

Storjet hulumtuese mund t’i lexoni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button