fbpx

Paga më të larta nga shtatori për punonjësit e arsimit të lartë: MASh dhe sindikatat nënshkruan marrëveshje kolektive

Të punësuarit në arsimin e lartë dhe shkencë nga shtatori do të marrin paga 10 përqind më të larta, ndërsa do t’ju paguhet edhe puna në të kaluarën, të cilën vetëm disa nga institucionet e kanë paguar deri më tani, pasi Sindikata e pavarur e arsim, shkencë dhe kulturë-SPAShK, për herë të parë nënshkroi marrëveshje kolektive me Ministrinë për arsimin dhe shkencën. Sindikatae pavarur akademike (SPA) gjithashtu u kyç në Marrëveshjen Kolektive, njoftoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se me përfshirjen e SPA-së në Marrëveshjen kolektive, për herë të parë në 30 vjet si shtet i pavarur, profesorët negociuan drejtpërdrejt të drejtat e tyre me Ministrinë, pa ndërmjetësimin e strukturave drejtuese të universiteteve shtetërore.

“Sindikatat konsiderojnë se kjo marrëveshje kolektive është jashtëzakonisht e rëndësishme për të drejtat e punëtorëve, përsa i përket zgjidhjeve për problemet sistemike që prekin punonjësit në këtë sektor për vite me radhë, dialogu social dhe rregullimi i marrëdhënieve midis palëve të ndryshme të interesit dhe njohja e asaj që është e rëndësishme në politikën e arsimit të lartë dhe shkencës”, thuhet në njoftimin e sotëm nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas Ministrisë, Marrëveshja e re Kolektive është hap i bërë në drejtim pozitiv dhe pritet të përmirësojë të drejtat e të gjithë punonjësve dhe të realizojë kërkesat e përcaktuara.

“Marrëveshja kolektive rregullon dhe promovon të drejtat e marrdhënies së punës në sektorin e arsimit të lartë dhe shkencës: punësimi, ngritja në detyrë, e drejta e pushimit vjetor, e drejta pagesës dhe mospagesës në  mungesë, e drejta e pagës gjatë shkëputjes nga puna, mbrojtja prej largimit nga puna, kushtet e ndihmës financiare, organizimi sindikaë, etj. Në konrtatë përcaktohet mënyra e  llogaritjes së pagës, e cila bazohet në shkallën e kompleksitetit dhe përgjegjësisë në vendin e punës, e shprehur si një koeficient në lidhje me pagën mesatare të shtetit. Kjo metodë e llogaritjes siguron sistem vlerësimi, por edhe rritje të vazhdueshme të pagave, e cila do të rritet së bashku me pagën mesatare, me çka parandalohet ngecja e pagave si në të kaluarën”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në mënyrë shtesë, në përbërësin bazë të rrogës, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do të paguhet edhe stazhi i mëhershëm. Marrëveshja kolektive përcakton gjithashtu pragun e sipërm të ngarkesës së punës së stafit mësimor me orë të detyrueshme mësimore dhe jashtë orarit, si dhe pagesën e punës jashtë orarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button