RMV, të hënën do të shqyrtohen kërkesat e hotelierëve për lehtësim të kufizimeve për punë

Të hënën, Komisioni për Sëmundjet Infektive do të shqyrtojë kërkesat e hotelierëve, të cilat u dorëzuan sot në Ministrinë e Shëndetësisë. Oda e pavarur e hotelierëve kërkon që të lejohet puna edhe në pjesët e mbyllura të kafeneve dhe bareve, në një tavolinë të mund të ulen edhe mbi gjashtë persona, të ketë muzikë live dhe të lejohet organizimi i dasmave, festimeve dhe ahengjet në përputhje me protokolle përkatëse, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konsideron se masat ekzistuese duhet të jenë në fuqi të paktën edhe një javë, por gjithsesi kërkesat e hotelierëve do të shqyrtohen.

“Të hënën, kur do të bëhet pasqara epidemiologjike për dy javët e fundit, do t’i shqyrtojmë edhe të gjitha kërkesat e ytre. U tregua që lehtësimi i masave nuk solli përkeqësim të situatës, por sidoqoftë mendoj se masat që janë tani në fuqi duhet të qëndrojnë për të paktën edhe një javë”, tha Filipçe.

Filipçe tha se ai mbetet i mendimit që maskat duhet të mbahen edhe jasht për një periudhë të caktuar, gjegjësisht derisa të imunizohet  pjesë më e madhe e popullatës.

Sipas masave aktuale në fuqi, kafenetë dhe baret mund të punojnë deri në orën 23.30, pasi ora policore prej dje fillon nga mesnata e deri në orën 4:00 të mëngjesit. Vetëm tarracat verore lejohen të punojnë, në një tavolinë të ulen maksimumi 4 persona me largësi 1.5 metra. Por  këto masa rrallë respektohen nga ana e hotelierëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button