Pas tre aksioneve të suksesshme për drogë, pasaporta dhe korrupsion të lartë, para kohe është pensionuar eprori Llaze Velkovski

Eprori i Sektorit për Siguri Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Llaze Velkovski, i cili me urdhër të shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskovska është hetues i kësaj Prokuroria, menjëherë është pensionuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njofton Portalb.mk.

Rastet në të cilat ka marrë pjesë ose i ka udhëhequr Velkovski, nëse vlerësohet sipas kumtesave të Prokurorisë dhe MPB-së janë kundër Dragi Rashkovskit, e cila është zgjeruar edhe për vepra tjera, hetimi i elementeve të përzierjes së grupit të organizuar kriminal me pasaporta, paraqitja dhe arratisja e narkobosëve pas aksionit në Saraj dhe Hasanbeg, por edhe për një sërë parahetimesh për të cilat gjatë kohë është folur, a të cilat kanë prekur në strukturat e larta udhëheqëse.

Mënyra nëpërmjet të cilës është pensionuar Velkovski është kundërshtim me Ligjin për Punë të Brendshme, i cili u jep mundësi personave zyrtarë nga MPB që kur të mbarojnë 40 vite stazh pune të bonifikuar, marrëdhënien e punës të munden ta vazhdojnë deri në 45 vjet. MPB, është e obliguar që ta kryejë, sipas ligjit.

Përballë mijërave vendimeve për vazhdim të stazhit të punës prej 40 në 45 vjet me deklaratë personale, të cilat i kanë nënshkruar deri më tani Spasovski dhe paraardhësit e tij, përjashtim është bërë vetëm te Velkovski. Edhe pse ai ka dorëzuar deklaratë për vazhdimin e marrëdhënies së punës, megjithatë MPB njofton se ai përfundimisht është pensionuar.

“Eprori i deritanishëm për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Llaze Velkovski nuk është shkarkuar, por i ka plotësuar kushtet për pensionim – 40 vjet stazh pune, me çka marrëdhënia e punës i ndalohet në pajtueshmëri me Ligjin për Punë të Brendshme. Në vend të tij, me vendim të përkohshëm është vendosur, Veton Kranlievski, këshilltar në Kabinetin e ministrit të Punëve të Brendshme”, thonë nga MPB në një përgjigje për SDK.

Ata nuk shpjegojnë se pse Velkovskit nuk i jepet mundësia ligjore që ta vazhdojë punën edhe për 5 vjet.

Sipas kësaj, MPB, ose organi i cili është i obliguar ta zbatojë respektimin e ligjeve në Maqedoninë e Veriut është në kundërshtim me dy ligje – Ligjin për Punë të Brendshme dhe Ligjin për Procedurë Penale në nenin 50, i cili e garanton prokurorin se hetuesi i caktuar do të jetë në dispozicion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button