MPB: dezinformatë, në Hasanbeg të Shkupit nuk kishte shkëmbim me armë zjarri dhe as të vrarë, por aksident trafiku

Nuk ka pasur asnjë shkëmbim zjarri me të vrarë në lagjen Hasanbeg, por aksident automobilistik. Me këtë shpjegim, Ministria e Brendshme doli mbrëmë vonë, pasi me dhjetëra portale njoftuan se pas të shtënave të djeshme në Butel, ka pasuar një incident të ri të përgjakshëm në Hasanbeg. Disa portale e fshinë lajmin, disa ndryshuan titujt, ndërsa ka nga ata që botuan vetëm demantin, transmeton Portalb.mk.

“Një pjesë e portaleve sonte shpërndanë llajme të rreme në lidhje me një të shtënë arme në lagjen Hasanbeg të Shkupit dhe madje licituan në më shumë njerëz të vrarë. Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e gënjeshtrave të cilat i plasojnë këto portale, por të informohen nga mediat profesionale, të cilat publikojnë lajme të verifikuara. Në Hasanbeg, sonte kishte një aksident trafiku dhe jo shkëmbim zjarri, siç u dezinformua”, thuhet në demantin e Ministrisë së Brendshme.

Ky është lajmi i dytë i rremë në 24 orët e fundit. Paraprakisht, spekulohej se një dramë u zhvillua mbrëmë para Qendrës urgjente, ku një grup i madh njerëzish pretendohet se kërkuan reanimacion të personit të vrarë në Butel. Në Ministrinë e Brendshme nuk ekziston një denoncim i till dhe as policia nuk ka intervenuar. Vetëm, si pas çdo rasti të tillë, hapësira në Qendrën Klinike ishte siguruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button