Për hyrje në Greqi, turistët duhet të paraqiten 24 orë përpara në një ueb-faqe të veçantë

Edhe pse u njoftua se nga sot Greqia do të hapë kufijtë e saj për turistët nga të gjitha vendet, përfshirë edhe nga Maqedonia e Veriut, me një certifikatë vaksinimi, vërtetim që ke kaluar koronavirusin ose me test negativ PCR, në vendkalimin kufitar “Bogorodicë – Evzoni” rampa ishte akoma e lëshuar, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Masat paraprake për vizitorët janë hequr (deri më tani në Greqi mund të hynin transportuesit dhe persona të tjerë nga Maqedonia e Veriut me vërtetim qëndrimi, si dhe personel mjekësor dhe disa kategori të tjera), turistëve u duhet 24 orë para kohës së planifikuar për hyrje në Greqi, të paraqiten në ueb-faqen e posaçme të internetit.

Në të, duhet të futet informacioni i hollësishëm prej ku nisen, adresën e banimit, si dhe sa kohë personi i interesuar paraprakisht për të hyrë në Greqi ka qëndruar në vendet e treta. Për familjet plotësohet vetëm një kërkesë.

Pas paraqitjes, në e-mailin që e keni shënuar, nga Greqia do t’ju dërgohet konfirmim me QR kod, ndërsa gjatë hyrjes në Greqi, përveç PCR testit, vërtetimit që keni kaluar koronavirusin ose për marrjen e të gjitha dozave të vaksinës, do të duhet të tregohet edhe e-maili me QR kodin.

Paraprakisht, sot u njoftua se Greqia do të hap vendkalimin kufitar Evzonia për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët do të kenë test negativ PCR, letër dëshmi që kanë marrë të dy dozat e vaksinave kundër Covid-19 dhe rezultat pozitiv të antitrupave. Kjo madje u theksua nga kryeministri Zoran Zaev pas takimit të djeshëm me homologun grek Konstadin Micotakis në Athinë.

“Më 14 maj (sot) do të filloj edhe sezoni turistik dhe do të lejohet hyrja e turistëve të huaj. Greqia i pranon të gjitha vaksinat kundër Covid-19, dhe jo vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Sipas protokolleve shëndetësore të miratuara në vend, të botuara në faqen e internetit të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, do të njihen në kufi edhe certifikatat e vaksinimit me vaksinat ruse dhe kineze, të cilat nuk janë të miratuara ende për përdorim nga Bashkimi Evropian. Autoritetet greke të turizmit thanë se testi PCR negativ nuk do të kërkohet nga turistët e imunizuar me Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneca, Novavax, Johnson&Johnson, Sinovak, Sinofarm dhe Sputnik”, thuhej në njoftimet e mediave.

Greqia njoftoi madje se vaksinimi nuk është  kusht i detyrueshëm për hyrjen në vend, por, do të jetë i mjaftueshëm test PCR negative jo më i vjetër se 72 orë dhe dëshmia se keni kaluar Covid-19. Nëse vaksinimi është i plotë dhe nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë si dhe i vaksinuari ka certifikatë të vaksinimit atëherë nuk është i nevojshëm test PCR negativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button