Policia është duke hetuar për vrasjen e ditës së djeshme në Butel

Policia është duke punuar për zbardhjen e motivit nga përleshja e armatosur mbrëmjen e kaluar në Butel të Shkupit, ku mbeti i vrarë 43-vjeçari Kamber Idrizi ndërsa lëndime të rënda mori shoqëruesi i tij 24 vjeç, shkruan Alsat.mk.

Burime nga MPB-ja thonë se po punohet në disa pista hetimi, por më e besueshme është ajo që lidhet me përleshjen e armatosur dy vite më parë në një hotel të njohur në Shkup. Policia nuk jep informacione se çfarë i parapriu ngjarjes tragjike.

“Disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ndodhej K.I i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër me iniciale E.I u dërgua në spital ku edhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”.- theksuan nga MPB.

Duke u thirrur në informacione të nxjerra nda dosja penale mediat raportojnë se viktima ka qenë i njohur për organet e rendit. Në shkrimet e publikuara menjëherë pas përleshjes thuhet se në vendin e ngjarjes ka mbetur i vrarë Kamber Idrizi, ndërsa në drejtim të automjetit ku ndodhej janë shkrepur 90 fishekë me armë kallashnikov. Më tej thuhet se në shoqëri ka pasur dhe një person 24 vjeç nga Haraçina e Shkupit.

Mbetjet nga vendi i krimit të cilat i ka konfiskuar Prokuroria Publike për t’i përdorur si prova materiale janë dhjetëra gëzhoja dhe dy karikatorë të pushkëve automatike. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes në rrethana anonimati kanë deklaruar se në drejtim të viktimave kanë gjuajtur të paktën dy persona nga një automjet xhip ngjyrë të zezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button