Sulmet në Palestinë, ushtria izraelite ka thirrur 7.000 rezervistë

Ushtria izraelite ka thirrur së paku 7.000 rezervistë duke nisur prej sot në mes të përshkallëzimit të vazhdueshëm me grupet e rezistencës palestineze në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kanalit lokal të lajmeve TV7, rezervistët janë thirrur për të forcuar trupat izraelite të vendosura brenda vendit.

Ndërkohë, Kanali 13 me qendër në Tel Aviv raportoi se Shefi i Shtabit, Aviv Kochavi urdhëroi që pushimi i fundjavës të anulohej për të gjithë ushtarët në njësitë luftarake.

Izraeli vazhdon të shënjestrojë Gazën me bombardime të ashpra, deri më tani duke vrarë 83 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë dhe shtatë gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Të paktën 487 të tjerë janë plagosur, përveç dëmtimeve të mëdha në ndërtesat e banimit në mbarë enklavën.

Deri më sot, shtatë izraelitë kanë humbur jetën në dhunën e fundit, gjashtë prej tyre në sulme me raketa përveç një ushtari të vrarë kur një raketë e drejtuar antitank goditi automjetin e tij.

Tensionet kanë qenë të larta në zonën Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar gjatë muajit të kaluar, teksa kolonët izraelitë u futën pas një urdhri gjykate për dëbimin e familjeve palestineze në këtë zonë.

Palestinezët që protestojnë për banorët e Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button