India nuk gjen pushim, mbi 4.000 mijë vdekje të reja si pasojë e COVID-19

Në Indi në 24 orët e fundit si pasojë e infeksionit të koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën edhe 4.120 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e Ministrisë indiane të Shëndetësisë tregojnë se 362.727 të infektuar me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i të infektuarve dhe të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë se sa është raportuar.

Deri më tani, 23.703.665 njerëz janë infektuar me koronavirus në Indi, ndërsa 258.317 kanë vdekur nga efektet e infeksionit COVID-19. Raste aktive janë 3.710.525

Kryeministri i shtetit Madhya Pradesh, Shivraj Singh Chouhan, ka njoftuar se fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre për shkak të COVID-19 do të kenë mbështetje kur bëhet fjalë për arsimin.

Ai tha se do t’u jepet mbështetje edhe grave që duan të fillojnë një biznes.

Mediat lokale thotë se kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit në zonën Maharashtra janë zgjatur deri më 1 qershor për shkak të numrit gjithnjë e në rritje të rasteve.

Në Indi, e cila ka një popullsi prej rreth 1,4 miliard banorë, më shumë se 177,2 milionë doza të vaksinës COVID-19 janë dhënë që prej 16 janarit, por kjo ende nuk është e mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

Në disa qendra vaksinimi në Nagpur, Maharashtra, procesi i imunizimit aktualisht është ndalur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të dozave të vaksinave.

Adar Poonawalla, drejtori ekzekutiv i Institutit indian për serum, paralajmëroi në një intervistë për Financial Times se ka mungesë të vaksinave dhe se kjo do të jetë ashtu për disa muaj.

Instituti, i cili ka një kontratë prodhimi me AstraZeneca, duhet t’i përgjigjet kërkesës urgjente të brendshme, e cila mund të ndikojë negativisht në furnizimin e vaksinave në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button