fbpx

Greqia nuk pranon ndarje të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Evropa duhet t’i mbajë premtimet dhe nuk duhet të ketë vonesa në procesin qasës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porositi ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Militadias Varviciotis nga Forumi i Delfit në Athinë dhe theksoi se ata nuk pajtohen me ndarjen eventuale të Shkupit dhe Tiranës në rrugën drejt BE-së, transmeton Portalb.mk.

Varviciotis mori pjesë në panel diskutim së bashku me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikola Dimitrov dhe potencoi se “me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, Greqia përfundimisht do të ketë kufij tokësorë me vende të tjera anëtare”.

“Është e rëndësishme që procesi të fillojë menjëherë me të gjitha vendet kandidate. Ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë asnjë ndarje mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, këtë e shohim si qasje katastrofale për stabilitetin rajonal”, porositi shefi alternativ i diplomacisë greke.

Ai shtoi që, procesi i ri i zgjerimit nga viti i kaluar, duhet të jetë proces kredibil dhe duhet të jetë proces më i shpejtë në krahasim me të vjetrin.

Dimitrov tha se, tani është koha që Evropa të përmbush premtimin nga marsi për fillim të procesit evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mendoj se ne jemi njëra ndër sagat më mbresëlënëse, kur bëhet fjalë për integrimin evropian. Një foshnje e lindur në Shkup do të kishte 20 vite, nëse do të kishte lindur në ditën kur kemi nënshkruar marrëveshjen për asocim dhe stabilizim me Bashkimit Evropian. Humbëm gjenerata dhe shumë vite, i larguam bllokadat, komisioni në vazhdimësi thotë se jemi të gatshëm t’i fillojmë negociatat qasëse, ndërsa një mënyrë se si ta ndihmojmë rastin tonë, unë kam udhëtuar në shumë kryeqytete evropiane, është që të sqarojmë pse kjo është në interes edhe të vendeve anëtare dhe të institucioneve në Bruksel”, tha Dimitrov.

Ai sqaroi se Maqedonia e Veriut është pjesë e rajonit që gjeografikisht është evropian dhe jemi të rrethuar me vende anëtare të Bashkimit Evropian, kufizohemi me BE-në, ndërsa “ekonomikisht e ndajmë fatin evropian”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button