fbpx

Konferencë rajonale: Mbështetje më e madhe për zërin e të rinjve nga Ballkani Perëndimor

Të rinjtë në Ballkanin Perëndimor duhet të kenë mbështetje më të madhe në nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe thellimit në rrugën drejt ardhmërisë më të mirë për të gjithë, është konkluduar në konferencën dyditore të UN – RYCO që u mbajt në Tiranë, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja u organizuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe zyrës së Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara, ndërsa i dedikohej promovimit të ndikimit të projektit të përbashkët të UN – RYCO dhe rezultateve të arritura në rajon, duke u fokusuar në prezantimi e veglave të përgatitura dhe metodologjive dhe ngritjes së vetëdijes së palëve të prekura për rëndësinë e intervencave të përbashkëta të mëtejme të zbatuara përmes partneritetit në fushën e njëjtë.

“Kemi marrë kompetenca dhe përgjegjësi nga qeveritë në rajon që të sigurojmë mundësi për bashkëpunim, të ndihmohemi mes vete dhe të krijojmë perspektiva të reja në rajon”, deklaroi në fjalimin e tij hyrës, sekretari gjeneral i RYCO, Albert Hani.

Koordinatori Nacional i OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney deklaroi se RYCO dhe puna që e bën në këtë projekt mund të adresojnë çështje që lidhen me ndërtimin e paqes, pajtimit dhe luftës kundër gjuhës së urrejtjes që ekziston në Ballkanin Perëndimor.

“Dy problemet themelore me të cilat përballen të rinjtë në rajon janë papunësia dhe cilësia e arsimit. Tentojmë t’i aftësojmë të rinjtë të bëhen avokatë dhe udhëheqës të ndryshimeve që duhet të ndodhin në rajon. Jemi të vetëdijshëm se të rinjtë nuk munden vetë ta bëjnë atë dhe pikërisht për atë e promovojmë bashkëpunimin e të gjitha organizatave themelore rinore me qeveritë për krijimin e politikave që ofrojnë mundësi më të mëdha për punë dhe cilësi më të madhe në arsim”, tha Manuela Belo, përfaqësuese e zyrës së UNFPA në Shqipëri.

Ngjarja u shfrytëzua po ashtu për hapjen e fushatës një mujore “Të rinjtë e frymëzuar nga paqja”, që ka për qëllim të ngrit vetëdijen dhe t’i rris aktivitetet për ndërtim të paqes dhe pajtimit mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor, përmes ngjarjeve të ndryshme në kuadër të fushatës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button