Zaev në takim me Toni Bler, diskutuan për bashkëpunime dhe investime në sektorin e IT-së

Marrëveshja e Prespës është arritje e madhe, pasi solli zgjidhje për të dy popujt, por edhe për të gjithë rajonin dhe për Evropën, u theksua në takimin e kryeministrit Zoran Zaev me ish-kryeministrin britanik Toni Bler të mbajtur në margjina të Forumi ekonomik Delfi në Athinë, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshja e Prespës hapi dyert për përparim dhe vendos pengesa në nacionalizmat e rinj, ndërsa zgjidhjet e marrëveshjes sot nënkuptojnë gjithashtu potenciale ekonomike. Gjithçka varet nga cilësia e qeverive, kurse vendet e vogla kanë nevojë për perspektiva globale për zgjidhje cilësore”, përfunduan Zaev dhe Bler, sipas një deklarate nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Fokus i veçantë në bisedë u vu në trajtimin e sfidave globale të paraqitura nga pandemia kovid-19, kurse Zaev dhe Bler u pajtuan se vaksinimi është një nga zgjidhjet më të mira globale.

“Të dy biseduan për mundësitë për bashkëpunim dhe investime me IT kompaninë globale “Oracle”në fushën e menaxhimit të të dhënave në trajtimin e kovid-19, gjegjësisht për vendosjen në funksion të dhënave dixhitale për regjistrim dhe verifikim të qytetarëve që janë vaksinuar me qëllim mobilizimn sa më të shpejtë të tyre nëpër gjithë botën”, qëndron në deklaratë.

Zaev dhe Bler, siç thuhet në deklaratë, shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe shpresojnë që në të ardhmen miqësia të thellohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button