Pendarovski: Propaganda nga vendet e treta dhe lajmet e rreme janë rrezik për rajonin

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën virtuale “Para ardhmërisë – Përgatitje për NATO 2030″ që organizon Klubi atlantik në Bullgari, transmeton Portalb.mk.

Duke uruar jubileun 30 vjeçar të themelimit, presidenti Pendarovski foli për përfitimet që Maqedonia e Veriut i ka nga anëtarësimi në NATO.

Ndër mësimet nxjerra nga historia më e re, siç tha Pendarovski, është rëndësia e paralajmërimit të hershëm, posaçërisht kur sfidat janë të ndara dhe më të komplikuara, duke përfshirë këtu sajber luftën dhe atë hibride, ose sfidën më të re – menaxhimin e pandemisë që përveç pasojave shëndetësore, sociale dhe ekonomike ka edhe pasoja në siguri, tha Pendarovski.

Sipas tij, e rëndësishme për stabilitetin e bashkësisë transatlantike është kohezioni mes partnerëve pasi siç tha Pendarovski, asnjë problem në Ballkan nuk do të ishte zgjidhur në këto tre degada nëse nuk do të ishin sinkronizuar SHBA-ja dhe Evropa.

Pendaroski gjatë paraqitjes së tij iu referua edhe non-pejpërave ku përmendet Ballkani Perëndimor. Sipas tij, asnjë Qeveri përgjegjëse ose politikan evropian nuk do të mbështesë një ide të rrezikshme, por siç thotë Pendarovski, propaganda e vendeve të treta nuk përjashtohet. Sipas tij në rajon ka ende shumë histori që na mbajnë të gjithë neve në ulëset e pasme të Evropës.

“Jetojmë në shekullin e 21-të dhe duhet të mendojmë të bëjmë plane për të ardhmen. Ballkani pas komunizmit humbi miliona të rinj të cilët ikën në vendet ku historia është e pranishme në libra dhe jo në rrugë”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button