Janë vrarë edhe 9 palestinezë të tjerë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Numri i dëshmorëve palestinezë arriti në 65, pasi nëntë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e rrethuar të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, nëntë palestinezë të tjerë, dy prej të cilëve fëmijë, u martirizuan në sulmet e fundit të Izraelit në rajon.

Në sulmet që Izraeli ka kryer në rajone të ndryshme të Gazës që nga 10 maji, 65 palestinezë, 16 prej tyre fëmijë, 5 gra dhe 1 i moshuar, janë vrarë, kurse numri i të plagosurve është rritur në 365.

Situata është përshkallëzuar në të gjitha territoret palestineze pasi policia izraelite bastisi Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe sulmoi adhuruesit.

Tensionet u rritën nga java e kaluar pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button