fbpx

Do ta ndalim korrupsionin në kufijtë e Maqedonisë së Veriut, përmes largimit të faktorit njeri, vlerësuan autoritetet shtetërore

Për të larguar korrupsionin në kalimet kufitare në Maqedoninë e Veriut, zv.kryeministri Lupço Nikollovski dhe kryedoganieri Goran Sugareski, vlerësojnë se duhet digjitalizim, duke largu faktorin njeri, transmeton Portalb.mk.

“Përmes digjitalizimi dhe eliminimit të faktorit njeri, deri në zvogëlimin e korrupsionit në kalimet kufitare”, ishte vlerësimi i Nikollovskit dhe Sugareskit pas vizitës së realizuar sot në pikën kufitare me Shqipërinë, në Qafë Thanë.

Nikollovski theksoi nevojën për zbatimin e ‘revolucionit të katërt industrial’, duke e numëruar si prioritet shtetëror edhe në Planin e luftës kundër korrupsionit, ashtu që në institucionet shtetërore nuk do të ketë vend për punonjës të korruptuar.

“Digjitalizimi i procedurave doganore dhe eliminimi i faktorit njeri, e zvogëlon rrezikun nga korrupsioni, ndërsa e rrit efikasitetin dhe përgjegjësin e punonjësve doganor”, deklaroi Nikollovski, duke paralajmëruar edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Drejtori i Doganave në Maqedoninë e Veriut, sqaroi që po punohet në përfundimin e projektit “One Stop Shop”, që përfshin kontrolle të përbashkëta kufitare dhe doganore ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në vazhdim është realizim i projektit në vlerë prej 100 mijë dollar amerikan. Ky bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës në Republikën e Shqipërisë përfshinë blerjen e pajisjeve për kontroll për të dy palët në kalimin kufitar. Projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2021”, paralajmëroi Sugareski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button