RMV, brenda një muaji janë dhënë leje për 338 objekte në vlerë mbi 84 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars janë dhënë 338 leje për të ndërtuar objekte që e tejkalojnë vlerën e përgjithshme prej 84 milionë eurove, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit mars të vitit 2021 janë dhënë 338   leje ndërtimi, që është për 54.3 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që vlera e paraparë e objekteve është 5 216 352 000 denarë.

Vlera e objekteve, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është për 91.1 përqind më e madhe. Në këto objekte, planifikohet ndërtimi i 448 banesave në sipërfaqe prej 47 mijë m2, apo 94.7% më shumë se në marsin e vitit të kaluar.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 214 (63.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 41 (12.1 %) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 83 (24.6 %) objektet për rikonstruim”, raportojnë nga Enti, ashtu që  te 220 (65.1 %) e objekteve si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 118  (34.9 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Më së shumti leje janë dhënë në vendet si Struga (52), Butel (28), ashtu që në Strugë do të kemi edhe më së shumti banesa të reja (91), Gazi Babë (77) dhe Veles (68).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button