RMV, deri më 31 maj do të jetë e hapur ekspozita me veprat e autores Zake Prelvukaj

Në hapësirat e objektit Çifte hamam në Shkup, do të ekspozohen 20 veprat e autores nga Kosova, Zake Prelvukaj, duke filluar prej 18 maji deri më 31 maj, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të ekspozitës “Rregullat e reja”, planifikohet që me 25 maj nga ora 14:00 të ketë edhe program artistic, ndërsa prej orës 15:00 bashkëbisedim me artisten Prelvukaj.

“Ekspozita përmban njëzet punime të bëra nga media të ndryshme, të cilat trajtojnë aspekte të ndryshme të shoqërisë së sotme dhe mjedisin nga vjen, si dhe kushtet e ndezura socio-politike të ekzistencës dhe krijimit”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës.

Artistja Prelvukaj diplomoi për pikturë në 1991 në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ndërsa në vitin 1997 mori diplomë master në picture. Në vitin 2010 ajo fitoi titullin profesoreshë e rregullt e pikturës.

“Është një ekspozitë që i referohet kohës aktuale në të cilën jetojmë, botës së re në të cilën jemi zhytur, në mënyrë të pavetëdijshme, dhe për të cilën na pëlqen ose jo bëhemi ithtar. Është një kohë e zhvillimit të shpejtë teknologjik, i cili, i nxitur nga kushtet e pandemisë në të cilën ka qenë e gjithë bota për më shumë se një vit, ka krijuar nga ne pasuesit besnikë që kemi filluar të jetojmë sipas rregullave të reja, normale-anormale”, deklaroi Dita Starova, drejtoresha e Galerisë Nacionale në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button