fbpx

Prokuroria dorëzoi akuzë për “Parcelat në Vodno” kundër Gruevskit, Mijallkovit, Kamçevit dhe tre personave të tjerë

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot ka dorëzuar akuzë për rastin “Parcelat në Vodno”, për gjashtë të akuzuar, në mesin e të cilëve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, kumbari i Gruevskit – Risto Novaçevski, biznesmeni Jordan (Orce) Kamçev, nëna e tij, Ratka Kamçeva dhe Nenad Josifoviq. Paralelisht, Prokuroria ka kërkuar edhe vazhdimin e paraburgimit për Kamçevin, që i është caktuar më 14 mars për shkak të rrezikut nga arratisja, njofton Portalb.mk.

Hetimi për “Parcelat në Vodno” është hapur në nëntor të vitit të kaluar dhe sipas gjetjeve nga Prokuroria, në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2012-të, me para nga anëtarësia dhe donacionet partiake të VMRO-DPMNE-së janë blerë parcela në vende atraktive në Vodno, gjegjësisht tokë prej 11.0000 metër katrorë.

Ky hetim u zgjerua dhe u kryen bastisje në Bihaçka, a më pas u kumtua se janë zbuluar dy banesa të reja dhe një parcelë prej 3.000 metrave në Vodno, të cilat vlerësohet të jenë në pronësi të Gruevskit. Kjo pronë u ngri.

Sipas hetimit, Gruevski në periudhën nga 2006 deri në 2012, një pjesë të donacioneve për financim të partisë i ka pranuar personalisht dhe nuk i ka treguar si donacione të pranuara për në raportin financiar të partisë. Në këtë mënyre ai dyshohet se ka përvetësuar më së paku 1.300.360 euro ose 79.972.140.00 denarë. Pas kësaj, në periudhën nga tetori 2012 deri në shtator të 2013, ata para i ka lëshuar në treg duke blerë banesa, toka në Vodno përmes firmës bijë të firmës Belize, drejtues i së cilës ka qenë familjari Risto Novaçevski.

Paratë nga donacionet, janë transferuar në xhirollogarinë e firmës bijë dhe më pas Novaçevski me ata para ka paguar pronarët e tokave, për të fshehur burimin e parave dhe pronari i vërtetë i tokës me hapësirë prej 11.000 metër kuadrat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button