Hungaria i dhuroi Maqedonisë së Veriut 6.000 vaksina kundër Covid – 19 për imunizim të pjesëtarëve të MPB-së

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkup”, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kanë pritur delegacionin hungarez të udhëhequr nga ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto, i cili e dorëzoi donacionin prej 6000 doza vaksina kundër korona virusit. Spasovski informoi se, këto vaksina janë të dedikuara për imunizimin e pjesëtarëve të MPB-së, përkatësisht për policinë kufitare, e cila është e ekspozuar në masë më të madhe ndaj sfidave nga pandemia aktuale globale me Covid – 19, transmeton Portalb.mk.

“Në emrin tim dhe në emrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dua të shprehë falënderim për donacionin të cilin e dorëzoi ministri Peter Sijarto. Dua të theksoj se deri më tani, si ministri, kemi arritur të organizojmë imunizim të mbi 1500 të punuësuarve tanë, ndërsa në pajtueshmëri me paraqitjet dhe dinamikës së planifikuar, deri në këtë moment edhe 2500 pjesëtarë të ministrisë janë regjistruar për imunizim. Besoj se në periudhën e ardhshme ai numër do të rritet”, ka shkruar Spasovski.

Ndërkohë, të premten në vend do të arrijnë 38.400 doza të reja të vaksinës “AstraZeneca”, theksoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Vaksinat janë të siguruara përmes mekanizmit Kovaks.

Deri më tani në vend janë vaksinuar 24.000 persona me vaksinën AstraZeneca mbi 60 vjeç nga dërgesa e parë që mbërriti më 28 mars  përmes mekanizmit Kovaks. Ndërsa, përmes programit të Kombeve të Bashkuara duhet të arrijnë gjithsej 100.000 doza të vaksinave. Por, edhe pse ishte e paralajmëruar në prill, u vonua për shkak të gjendjes me korona virusin në Indi, ku dhe ndodhet njëra nga fabrikat për prodhimin e vaksinës “AstraZeneca”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button