Josifovska Danillovska: Përpara kemi rrugë të gjatë deri në arritjen e nivelit të kënaqshëm të digjitalizimit të e-shërbimeve

Edhe pse vazhdimisht flitet për arsimim digjital, për nevojën që të shfrytëzohen shërbimet elektronike dhe kartelat bankare që të shmangen turmat nëpër sportele, megjithatë qytetarët shumë pak i shfrytëzojnë shërbimet elektronike në institucionet. Mosinformimi dhe mosbesimi në institucione theksohen si arsyet kryesore për atë, shkruan REL.

Nga Fondacioni “Metamorfozis” theksojnë se ekzistojnë shumë arsye pse qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk i shfrytëzojnë shërbimet elektronike.

“Një prej tyre është informimi i dobët i qytetarëve për këtë mënyrë të marrjes së shërbimeve nga institucionet, por edhe gjithashtu nuk janë të vetëdijshëm për përfitimet që i kanë nëse i shfrytëzojnë (kursim të kohës, buxhetit shtëpiak, shëndetit etj.). Më tej, niveli i ulët i njohurive digjitale te disa kategori të qytetarëve, por edhe besueshmëria e tyre në institucione paraqiten si sfida për shfrytëzimin e shërbimeve elektronike. Qytetarët në shumicën e rasteve dinë t’i shfrytëzojnë pajisjet digjitale për rrjetet sociale, por me mosbesim dhe pasiguri shohin drejt shërbimeve elektronike. Nga ana tjetër, ka shërbime elektronike të cilat nuk janë funksionale dhe nuk janë efikase, për këtë qytetarët, pas disa përpjekjeve që t’i shfrytëzojnë online, heqin dorë dhe shkojnë sipas metodës tradicionale – pritje në sportel”, thotë Milla Josifovska Danillovska, menaxhere e programeve në Fondacionin “Metamorfozis”.

Në lidhje me atë se sa institucione janë të gatshme për dhënie të shërbimeve elektronike, Josifovska Danillovska thotë se te një pjesë e institucioneve mungojnë kapacitetet për dhënien e shërbimeve elektronike në mënyrë efikase por se ekzistojnë edhe barriera ligjore në disa segmente, për dhënien e suksesshme të shërbimeve elektronike, kështu që para nesh është rrugë e gjatë për arritjen e nivelit të kënaqshëm të digjitalizimit të shërbimeve elektronike.

“Plotësisht, konkluzioni i raportit të vitit të kaluar të ICEDA-s dhe storjeve hulumtuese që i kemi bërë, është se në shtetin tonë nuk ekziston bazë e unifikuar e të dhënave me të gjitha të dhënat për shërbimet elektronike dhe nuk është e njohur se sa ata shfrytëzohen në mënyrë elektronike dhe sa në mënyrë tradicionale – me prani fizike. Ajo që shihet si përparim i vogël është se numri i shfrytëzuesve në Portalin Nacional për Shërbime Elektronike gradualisht rritet, edhe pse ngadalë, dhe është i kyçur opsioni i ri ku mund të ndiqet numri i përgjithshëm dhe mujor i kërkesave të dorëzuara për shfrytëzimin e shërbimeve elektronike nëpërmjet portalit”, tha Josifovska Danillovska.

Storjet hulumtuese të ICEDA-s në bashkëpunim me Portalb.mk, për temën e shërbimeve elektronike mund t’i lexoni në vijim:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button