Nënkoloneli i ARM-së mëngjesin e sotëm u transferua nga Republika e Afrikës Qendrore në Shkup

Mëngjesin e sotëm, nënkoloneli i Armatës së RMV-së i infektuar me kovid-19 nga Republika e Afrikës Qendrore u transferua në Shkup dhe u vendos në Klinikën për sëmundje infektive. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska shkroi në Facebook se drejtoresha e Klinikës për sëmundjeve infektive, dr. Milena Stevanoviq, konfirmoi se nënkoloneli është në gjendje të mirë të përgjithshme dhe është stabil, transmeton Portalb.mk.

“I uroj shërim të shpejtë. I jemi mirënjohës të Klinikës për sëmundjeve infektive dhe të gjithë atyre që morën pjesë në evakuimin mjekësor”, shkroi ministrja Shekerinska.

Foto: Profili i Radmila Shekerinskës në Facebook

Nënkolonel i Armatës së RMV-së mori pjesë në Misionin evropian në Republikën e Afrikës Qendrore, ndërsa javën e kaluar doli pozitiv me kovid-19, dhe pas rekomandimeve të ekspertëve mjekësorë të misionit, ai u transferua me evakuim mjekësor në bashkëpunim me Shërbimi evropian i për marrdhënie të jashme në Shkup. Nënkoloneli dyshohet se mund të jetë i infektuar me variantin e Afrikës së Jugut të koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button