Avionët izraelitë kryejnë bombardime intensive ndaj qendrave të sigurisë në Gaza, 35 palestinezë të vrarë

Avionët luftarak izraelitë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë vazhduar bombardimet në qendrën e qytetit Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendbanimet civile janë dëmtuar rëndë nga sulmet izraelite dhe gjithashtu shumë automjete janë bërë të papërdorshme.

Dhuna izraelite në qytetin e Kudsit çoi në ofensivën e fundit ndaj Rripit të Gazës që filloi të hënën.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të paktën 35 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite dhe mbi 220 të tjerë janë plagosur.

Po ashtu pesë izraelitë kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa të lëshuara nga grupi i rezistencës palestineze ‘Hamas’.

Krahu ushtarak i grupit palestinez Xhihadi Islam sot deklaroi se ka shënjestruar Tel Avivin dhe qytete të tjera izraelite me 100 raketa të tjera në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj vendbanimeve civile në Gaza.

“Ne ndërmorëm një sulm të fuqishëm ndaj armikut në orën 5 të mëngjesit të sotëm në shenjë hakmarrjeje për sulmet kundër vendbanimeve civile dhe civilëve”, thuhet në deklaratën e Brigadave Al-Kuds.

Më tej thekson se në shënjestër të sulmeve ishin qytetet Tel Aviv, Ashkelon, Beersheba dhe Sderot.

Ndërkohë, ushtria izraelite përmes Twitter-it njoftoi se mbi 1.050 raketa janë hedhur nga Rripi i Gazës në Izrael në 38 orët e fundit, duke shtuar se shumica e tyre u interceptuan nga sistemi i tyre i mbrojtjes ajrore.

Që nga java e kaluar, tensionet kanë qenë të lartë në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor kur kolonët izraelitë u futën në zonë pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button