Tema “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj”, flet studentja Lejla Toska

Universiteti duhet ti kushtojë vëmendje rezultateve të studentëve sepse kjo na tregon sa efektiv është sistemi arsimor në atë universitet, ishte ky sugjerimi i studentes Lejla Toska për temën “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj”. Ndërkaq, Lejla studion në Universitetin e Evropës Juglindore dhe sipas saj nëse një numër i madh i studentëve kanë rezultate të ulëta atëherë duhet të bëhet ndryshim në atë sistem arsimor, njofton Portalb.mk.

“Çka do të kisha dashur të ndryshojë në universitet është kushtimi i vëmendjes më shumë në rezultatet e studentëve pasi kjo na tregon se sa efektiv është sistemi arsimor në atë universitet. Nëse ka një numër më të madh të studentëve të cilët kanë rezultate më të ulëta, atëherë duhet të bëhet ndryshim në atë sistem arsimor dhe të gjendet një metodë sa më efikase”- theksoi Lejla në videon e saj.

Ndryshe, deri më tani në temën e hapur nga Portalb kanë marrë pjesë 4 studentë të cilët kanë dhënë sugjerimet e tyre përmes videove. Ndërkaq, tema do të jetë e hapur për të gjithë studentët e Maqedonisë së Veriut. Tema synon t’ju ofrojë studentëve mundësinë për të shprehur pengesat ose pëlqimet e tyre për shkollën/universitetin ku studiojnë.

Më poshtë ju mund të shihni sugjerimet e studentëve tjerë deri më tani.

Lexo: Sugjerimi i Rezartit për temën “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj”
Lexo: Sugjerimi i Anidës për temën “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj”
Lexo: Sugjerimi i Aleinës për temën “Çfarë do të doja të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button