RMV, prej sonte ora policore do të fillojë në orën 24:00

Duke filluar prej sot, 12 maj 2021, sipas vendimit të Qeverisë ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes së popullsisë dhe automjeteve me transport publik do të fillojë nga ora 24:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit, ditën e nesërme, Megjithatë Qeveria më herët kishte paralajmëruar se për festën e Bajramit midis 12 dhe 13 majit, sikur edhe për Pashkët midis 1 dhe 2 majit, nuk do të ketë orë policore, prandaj ky orar i lëvizjes do të vlejë nga 13 maji, transmeton Portalb.mk.

Në përputhje me këtë, koha e lejuar për punë e objekteve gastronomike për punë me vizitorë/mysafirë në pjesën e hapur të objektit gastronomik (vetën tarraca veror, kopshte dhe jo në pjesën e mbyllur) është deri në orën 23:30.

Duke filluar nga sot, të gjitha ngjarjet dhe evenimentet mund të mbahen në përputhje me protokollet e dedikuara, deri më 30% të kapacitetit të hapësirës së mbyllur.

Poashtu, prej sot mund të fillojnë me kryerjen e aktiviteteve të tyre nëpër objekte, sallat për ushtrime, qendrat e fitnesit dhe palestrat sportive.

Këto masa do të vlejnë deri në 18 maj 2021.

Përndryshe, më datë 5 maj u vendos që ora policore e cila niste nga ora 21:00 të fillojë në orën 23:00. Ky orar duhej të respektohet prej 5 majit deri më 15 maj, megjithatë duke u bazuar në situatën epidemiologjike KSI dhe ShQK, propozuan paraprakisht lehtësim të masave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button