Sot do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës, fituesi do të sigurojë trofeun dhe kalimin në Evropë

Sot (e mërkurë) është në orar zhvillimi i ndeshjes finale të Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21, shkruan Telegrafi.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet është nikoqir i finales së madhe të Kupës së Kosovës.

Llapi nga Podujeva dhe Dukagjini nga Klina janë dy klubet të cilat do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit.

? FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS

KF Dukagjini vs KF Llapi
E mërkure / 12.05.2021 / Ora 20:45
Drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Art Sport 1

PËRPARA LLAPI ⚪️?

Posted by K.F. Llapi on E martë, 11 Maj 2021

Sikurse llapjanët, ashtu edhe klinasit janë gati për ndeshjen e vitit, pasi triumfi në Kupën e Kosovës do t’ua siguronte garat evropiane.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet nën dritën e reflektorëve pasi do të luhet nga ora 20:45.

FINALE 2020-2021
KUPA E KOSOVËS

?Stadiumi “Fadil Vokrri”- Prishtinë
?E Merkurë, 12.05.2021
⏰Ora 20:45h
?? LIVE ne…

Posted by KF Dukagjini (Klinë) on E martë, 11 Maj 2021

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button