RMV, të premten do të arrijnë 38.400 vaksina “AstraZeneca” përmes mekanizmit Kovaks

Të premten në vend do të arrijnë 38.400 doza të reja të vaksinës “AstraZeneca”, theksoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Vaksinat janë të siguruara përmes mekanizmit Kovaks, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Deri më tani në vend janë vaksinuar 24.000 persona me vaksinën AstraZeneca mbi 60 vjeç nga dërgesa e parë që mbërriti më 28 mars  përmes mekanizmit Kovaks. Ndërsa, përmes programit të Kombeve të Bashkuara duhet të arrijnë gjithsej 100.000 doza të vaksinave. Por, edhe pse ishte e paralajmëruar në prill, u vonua për shkak të gjendjes me korona virusin në Indi, ku dhe ndodhet njëra nga fabrikat për prodhimin e vaksinës “AstraZeneca”.

Në vend vaksina AstraZeneca jepet vetëm te personat me moshë mbi 60 vjeç. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se me AstraZeneca do të mund të rivaksinohen edhe qytetarët që kanë kaluar vaksinimin në Serbi, por vetëm më të vjetrit me moshë mbi 60 vjeç.

Për momentin në vend vaksinimi masiv kryhet me vaksinat “Sinofarm” dhe “Pfizer”. Deri dje janë vaksinuar gjithsej 121.181 persona, ndërsa kanë aplikuar për vaksinim përmes sistemit vakcinacija.mk, 303.574 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button