Vaksinat kundër Covid-19 nuk shkaktojnë sterilitet

Një postim në Facebook përhap të pavërteta se vaksinat shkaktojnë sterilitet. Është plotësisht i pambështetur në asgjë, madje as pretendimi në postim se vaksinat do t’ju vrasin. Megjithëse askund nuk është deklaruar në mënyrë të qartë se aludohet në vaksinat kundër Covid-19, por mund të kuptohet sepse vaksinimi kundër Covid-19 është aktual në vend. Vaksinat kundër Covid-19 është arma më efektive kundër zhvillimit të një pamje të rëndë klinike dhe vdekjes si rezultat i Sars Cov 2, shkruan Vertetmates.

Postimi që recensojmë pretendon rrejshëm se funksioni i vetëm i vaksinave është t’ju vrasin, t’ju bëjnë steril ose t’ju bëjnë klient të farmakomafisë gjatë gjithë jetës. Si një element shtesë i kësaj të pavërtete, është shtuar një foto e cila gjithashtu pretendon rrejshëm se një numër i madh i fëmijëve në botë kanë lindur me anomali sepse nënat e tyre ishin vaksinuar. Burimet zyrtare në botën mjekësore e mohojnë këtë. E gjithë kjo bëhet në kontekstin e fillimit të imunizimit masiv kundër koronavirusit në vend, i cili zhvillohet me vaksina nga “Pfizer”, “AstraZeneka”, “Sputnik V” dhe “Sinofarm”.

Çfarë thonë faktet për këto vaksina kur bëhet fjalë për shtatzëninë?

VAKSINAT DHE SHTATZËNIA
Komiteti i Vaksinimit dhe Imunizimit në Mbretërinë e Bashkuar këshillon gratë shtatzëna të vaksinohen kundër Covid-19 në të njëjtën kohë me njerëzit e së njëjtës moshë ose grup rreziku. Në SHBA, 90 mijë gra shtatzëna janë vaksinuar kundër Covid-19 me vaksina nga prodhuesit “Pfizer” dhe “Moderna” dhe nuk është identifikuar asnjë problem i sigurisë së vaksinave!

Ajo që dihet sigurt është se gratë shtatzëna që sëmuren me Covid-19 rrezikojnë më shumë të përfundojnë në kujdes intensiv sesa gratë e së njëjtës moshë që nuk janë shtatzëna. Gratë me Covid-19 kanë 2 deri 3 herë më shumë gjasa të lindin foshnjat e tyre më herët sesa gratë pa Covid-19.

Udhëzimet për gratë shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë zyrtarisht se gratë shtatzëna me sëmundje bashkëshoqëruese janë në një rrezik edhe më të lartë të vuajnë nga komplikime serioze nga Covid-19. Faktorët e rrezikut për gratë shtatzëna janë problemet me imunitetin, diabetin, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe astmën, mbipesha nëse janë më të vjetra se 35 vjeç, nëse janë në një shtatzëni të mëvonshme prej 28 javësh.

Vaksinat kundër Covid-19 u ofrojnë grave shtatzëna mbrojtjen më të mirë kundër një sëmundjeje që mund të jetë serioze në shtatzëninë e mëvonshme. Doza e parë e vaksinës Covid-19 do t’ju japë mbrojtje të mirë. Për mbrojtje më të gjatë, ju duhet një dozë e dytë dhe nuk duhet ta vononi atë, thonë zyrtarisht autoritetet shëndetësore britanike.

Kolegji Mbretëror i Gjinekologëve dhe Obstetërve sugjeron që nëse gratë shtatzëna që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Covid-19 kanë kaluar pa pasoja, atëherë ato duhet të marrin edhe dozën e dytë.

Sa i përket pretendimit të rremë në postim, i cili thotë se vaksinat kundër Covid-19 shkaktojnë sterilitet, faktet zyrtare janë se nuk ka një informacion të tillë që vaksinat shkaktojnë sterilitet.

SIGURIA
Një numër i madh i studimeve klinike tregojnë se këto vaksina janë të sigurta dhe efektive, por fillimisht në ato nuk ishin përfshirë edhe gratë shtatzëna. Kjo është arsyeja e vetme që grave shtatzëna u është dhënë mundësia të zgjedhin nëse do të vaksinohen ose jo, dhe jo sepse vaksinat janë treguar të dëmshme. Në Shtetet e Bashkuara, 90,000 gra shtatzëna morën vaksinën kundër Covid-19 dhe nuk kishte të dhëna alarmante.

Në Maqedoninë e Veriut në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin, rekomandohet vaksina gjatë shtatëzënisë dhe gjidhënies sipas vlerësimit individual.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Institutit të Imunologjisë, Aleksandar Petliçkovski tha se për gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse, gjinekologët e tyre duhet të vlerësojnë nëse do të vaksinohen.

“E njëjta gjë vlen edhe për nënat. As ARN, as vaksinat vektoriale ose kineze nuk mund të bëjnë ndërlikim ose rrezik për gratë që planifikojnë të mbeten shtatzënë dhe ato mund të vaksinohen”, tha profesori Petlichkovski.

Studimi i përcjellë në mediat amerikane tregoi se gratë shtatzëna kanë rrezik më të lartë të ndërlikimeve dhe vdekjes nëse sëmuren nga Covid-19. Një studim global ka zbuluar se gratë shtatzëna që sëmuren me Covid-19 kanë 22 herë më shumë gjasa të vdesin sesa gratë jo shtatzëna.

“Unë do të rekomandoja fuqishëm që të gjitha gratë shtatzëna të vaksinohen kundër kovidit”, deklaroi dr. Michael Gravet, një profesor i gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe një nga autorët kryesorë të studimit.

Megjithëse rekomandimet në fillim të pandemisë kishin më shumë synim që gratë shtatzëna të presin dhe të vaksinohen vetëm nëse janë pjesë e një grupi tjetër kritik të njerëzve, për shembull nëse janë gra që punojnë në sistemin shëndetësor, kështu që rreziku i tyre i infektimit është lartë, sidoqoftë, derisa më shumë informacion bëhen të disponueshme, tani rekomandohet që gratë shtatzëna të vaksinohen.

Universiteti i Harvardit thotë:

Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve monitoron më shumë se 30,000 gra që ishin shtatzënë kur morën vaksinën. Pothuajse 1,800 prej tyre dhanë përshkrime të hollësishme të simptomave pas vaksinimit dhe rezultateve të shtatzënisë. Deri më tani, gratë shtatzëna kanë të njëjtat efekte anësore si ato që nuk janë shtatzëna. Asnjë abort spontan ose foshnje të parakohshme nuk është raportuar si rezultat i vaksinës.

Prej atje shtojnë se nuk ka efekte anësore në pjellori, sipas studimeve klinike. Studime specifike janë duke u kryer aktualisht për të provuar se gratë shtatzëna nuk janë në rrezik më të lartë nga vaksinimi, sesa gratë jo shtatzëna.

Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, i këshillon gratë shtatzëna që të kërkojnë nga gjinekologu i tyre informacion nëse të vaksinohen ose jo, por janë të bindur se rreziku i shëndetit dhe ndërlikimeve të jetës tek gratë shtatzëna me Covid-19 është më i lartë, se sa tek ato që nuk janë shtatzënë.

Ndërsa për ata që duan të mbeten shtatzënë në të ardhmen, Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se ato mund të vaksinohen sepse vaksinat nuk shkaktojnë infertilitet.

Vaksinat në vete nuk përmbajnë virus të gjallë dhe nuk mund të infektojnë me kovid as nënën as foshnjën.

Derisa gjithnjë e më shumë studime shkencore janë duke u bërë në botë për efektin e vaksinës kundër Covid-19 tek gratë shtatzëna, priten të ketë rekomandime të reja gjithnjë. Sidoqoftë, nga sa dihet deri më tani, gratë shtatzëna në Maqedoni duhet të këshillohen me gjinekologun e tyre nëse do të marrin vaksinën, dhe padyshim dihet se vaksina kundër Covid-19 nuk shkakton sterilitet.

Edhe qeveria australiane ka deklaruar zyrtarisht se vaksinat kundër Covid-19 nuk shkaktojnë sterilitet.

Për vaksinat në mënyrë të përgjithshme dihet se duhet të pranohen edhe nga gratë që planifikojnë të mbesin shtatzënë. Vaksinat mund të parandalojnë komplikime serioze gjatë shtatëzënisë. Për shembull, rubeola (një sëmundje virale që shkakton skuqje dhe inflamacion të gjëndrave) mund të çojë në abort spontan ose defekte serioze të lindjes nëse një nënë e pavaksinuar infektohet derisa është shtatzënë. Vaksinimi kundër rubeolës para shtatzënisë mund të parandalojë këtë infeksion dhe pasojat e saj serioze. Nga ana tjetër, infeksioni i gripit mund të prekë nënën dhe fëmijën. Nëse një infeksion i gripit ndodh gjatë shtatzënisë, kjo mund të çojë në lindje të parakohshme. Gripi mund të çojë në infeksione serioze të mushkërive tek nëna dhe madje edhe vdekje. Vaksina e gripit mund të parandalojë që gratë shtatzëna të infektohen ose mund ta bëjnë atë infeksion më pak serioz.

Prandaj, si të pavërtetë e vlerësojmë pretendimin në postimin që po recensojmë, se vaksinat në përgjithësi, përfshirë vaksinën kundër Covid-19, shkaktojnë sterilitet. Pretendimi se vaksina kundër Covid-19 do t’ju vrasë është plotësisht e pambështetur nga asgjë. Përkundrazi, është larg arma më efektive kundër zhvillimit të një pamje të rëndë klinike dhe vdekjes si rezultat nga Sars-Cov-2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button