Bashkëbisedime për Politikë kibernetike globale, me fokus në Ballkanin Perëndimor

Më 15 Prill, Observer Research Foundation America, në partneritet me Ministrinë e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e punëve të jashtme të Holandës  dhe Fondacionin  Metamorfozis, ishte mikpritës i Dialogëve për Politikë kibernetike globale: Ballkani Perëndimor, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Ngjarja u organizua për të nxitur diskutime të mëtejshme për ndërtim të kapaciteteve në Ballkanin Perëndimor për të zgjidhur sfidat kryesore kibernetike në lidhje me paqen dhe sigurinë, sigurinë kibernetike dhe krimin kibernetik, si dhe shkeljet e çrregullimet e informacioneve. Ngjarja u organizua nga Brus V. Mekonell, Anëtar nderi i Observer Research Foundation America.

Në këtë ngjarje folën Radmilla Shekerinska Jankovska, Ministre e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut; Natali Jarsma, Ambasadore e kryesore për Politika të sigurisë dhe internetit  në Ministrinë e punëve të jashtme të e Holandës, Vlladimir Radunoviq, drejtor për E-diplomaci dhe siguri kibernetike, DiploFoundation, Kris Peinter, kryetar i Fondacionit forumi global për ekspertizë kibernetike (Global Forum on Cyber Expertise (GFCE) Foundation), Vilma Tomço, Drejtor i përgjithshëm i Organit kombëtar për certifikim elektronik dhe siguri kibernetike të Shqipërisë, Filip Stojanovski, drejtor për zhvillim të partneriteteve dhe resurseve në Fondacionin Metamorfozis, Nikolaos Panayiotou, Profesor i asociuar në Laboratorin për gazetari të paqes, dhe studime për mediat masive, Universiteti “Aristotel” i Selanikut dhe Franciska Klofer, koordinatore e projektit në departamentin e Evropës dhe Azisë Qendrore në qendrën e Gjenevës për menaxhim me sektorin e sigurisë (DCAF).

“Në procesin e anëtarësimit në NATO, Maqedonia Veriore ka bërë përpjekje për të përmirësuar aftësitë e saj dhe mbrojtjen në hapësirën kibernetike. gjatë vitit të kaluar është shënuar progres në përmirësimin e sigurisë kibernetike, por dy shembuj tregojnë se sa të lëndueshëm mbeten institucionet e saj. Së pari, Maqedonia Veriore pësoi një sulm kibernetik në infrastrukturën zgjedhore gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, me sulmin në faqen e internetit të KSHZ-së duke shkaktuar humbje të besimit, megjithëse për fat të mirë nuk krijoi shumë dyshime për rezultatin e zgjedhjeve. Shembulli i dytë është një përdorues i Twitter i cili u prezantua si ekspert i BE dhe kritikoi ashpër arritjet dhe institucionet e Maqedonisë Veriore. Kjo tregon se si njerëzit dashakeqë mund të përdorin rrjetet sociale në përpjekje për të minuar procesin e aderimit”, tha Shekerinska.

Më tej u theksua se problemet e Ballkanit Perëndimor janë probleme edhe të BE-së.

“Rreziqet kibernetike me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor janë rreziqe edhe për BE-në dhe ne duhet të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje për këto kërcënime. Shumë nga kërcënimet me të cilat përballet rajoni, përfshirë sulmet kibernetike, krimi kibernetik dhe dezinformimi, nuk janë të reja” vuri në pah Jarsma.

Konkluzionet mund të shihen këtu.

Ngjarja ishte pjesë e një serie më të madhe ngjarjesh për Dialogë globalë kibernetik të organizuar nga fondacioni amerikan për kërkime Observer dhe Ministria e punëve të jashtme të Holandës me qëllim të organizimit të dialogëve rajonalë për të zgjidhur sfidat kryesore kibernetike, forcimin e rrjeteve të përbëra nga shumë aktorë dhe rritjen e koordinimit të iniciativave rajonale për ndërtimin e kapaciteteve.

Këto takime kanë për qëllim të plotësojnë proceset ndërkombëtare të sigurisë kibernetike në vazhdim, siç janë Grupi i hapur i punës i Kombeve të Bashkuara (United Nations Open-ended Working Group – OEWG) dhe Grupi i ekspertëve qeveritarë (Group of Governmental Experts – GGE).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button