Roblox regjistroi 42 milionë përdorues

Roblox, eksperienca online përmes të cilës njerëzit mund të krijojnë lojërat e tyre, numëron mbi 42 milionë përdorues aktivë, raporton PCW.

Debutuar një dekadë e gjysmë më parë, Roblox vijon të rritet dita ditës dhe nuk po shfaq shenja ngadalësimi.

Lajmi erdhi nga vetë kompania e cila raportoi rezultatet financiare të tre mujorit të parë të 2021 dhe ka të bëjë me një rritje prej 79% krahasuar me një vit më parë.

9.7 miliardë orë janë shpenzuar në Roblox. Të ardhurat e kompanisë ishin 140% më të larta prej 387 milionë dollarësh.

Rritja impresionuese ka ardhur edhe si rezultat i pandemisë së Covid-19 ku shumë njerëz kishin ngelur të izoluar brenda shtëpive të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button