RMV, Qeveria në seancë vendosi për kufizimet, universitetet, kopshtet, pakon e 6-të dhe çështje tjera

Në kuadër të seancës së 69-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot u miratua vendimi për formimin e pikave për vaksinim në Strumicë, Prilep dhe Veles, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të relaksimit të masave kufizuese, gjithashtu u vendos që të hapen qendrat sportive, si fitneset dhe sallat e ndryshme për ushtrime, ndërkohë organizimi i qendrave për kujdes të fëmijëve duhet të organizohen ashtu që deri në moshën dy vjeç, grupet mos të kenë mbi 15 fëmijë, ndërsa grupet e moshës prej dy deri gjashtë vjeç, mos të kenë më shumë se 20 fëmijë.

Mbështetja financiare për grupet e artistëve të dasmave dhe punonjësit e agjencive turistike është miratuar në Qeveri.

Propozimi për Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, në lidhje me bashkëpunimin ekonomik përmes formimit të Komitetit Drejtues që do të ketë 18 anëtarë, u miratua sot në Qeveri.

Numri i studentëve që do të pranohen në universitetet publike në vend gjatë vitit akademik 2021/22, është miratuar sot nga Qeveria e Maqedonisë, duke përcaktuar edhe kuotat shtesë për regjistrimin e studentëve që nuk i takojnë komunitetit shumicë në RMV.

Qeveria filloi procedurat për ndërtimin e centralit elektrik fotovoltaike me kapacitet prej 300 MW deri 350 MW në afërsi të Shtipit, në vendin e planifikuar për ndërtimin e aeroportit për kargo, për çka ka angazhuar Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, qeveria në seancën e sotme miratoi vendim, në bazë të së cilit duke filluar nga 12 maj 2021, ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes së popullsisë dhe automjeteve me transport publik të fillojë nga ora 24:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit, ditën e nesërme.

Në përputhje me këtë, koha e lejuar për punë e objekteve gastronomike për punë me vizitorë/mysafirë në pjesën e hapur të objektit gastronomik (vetën tarraca veror, kopshte dhe jo në pjesën e mbyllur) është deri në orën 23:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button