Prej nesër, transporti publik në Shkup do të funksionojë pa kufizime, sipas orarit të zakonshëm

Ndërmarrja Publike e Qytetit të Shkupit informon se transporti publik prej nesër, do të funksionojë pa kufizime, sipas orarit të zakonshëm të linjave të qytetit dhe jashtë qytetit, i cili është në ueb-faqen e NTP-së, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht, nga NTP informojnë se të gjitha pikat e shitjes së biletave dhe qendrave për personalizim do të punojnë me orar të zakonshëm.

“Regjimi i theksuar është në pajtueshmëri me vendimin e sotëm të Qeverisë së Maqedonisë që prej 13 majit ora policore të fillojë në mesnatë, ndërkaq të mbarojë në ora 4 të mëngjesit”, thuhet në kumtesën e NTP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button