RMV, qeveria miratoi vendimin që ora policore të fillojë në orën 24:00

Qeveria në seancën e sotme miratoi vendim, në bazë të së cilit duke filluar nga 12 maj 2021, ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes së popullsisë dhe automjeteve me transport publik të fillojë nga ora 24:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit, ditën e nesërme, transmeton Portalb.mk.

Në përputhje me këtë, koha e lejuar për punë e objekteve gastronomike për punë me vizitorë/mysafirë në pjesën e hapur të objektit gastronomik (vetën tarraca veror, kopshte dhe jo në pjesën e mbyllur) është deri në orën 23:30.

Duke filluar nga 12 maj 2021, të gjitha ngjarjet dhe evenimentet mund të mbahen në përputhje me protokollet e dedikuara, deri më 30% të kapacitetit të hapësirës së mbyllur.

Sallat për ushtrime, qendrat e fitnesit dhe palestrat sportive mund të fillojnë me kryerjen e aktiviteteve në objekte të tyre duke filluar nga 12 maj 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button