Mbi 6 përqind janë rritur çmimet në Maqedoninë e Veriut, këta janë sektorët me rritje më të madhe

Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të çmimeve në industri gjatë muajit mars, krahasuar me muajin dhe vitin e kaluar, ku theksohet rritja në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 14.9%, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, gjatë muajit mars 2021, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, është më i lartë për 1.1% në nivel mujor dhe për 6.4% në nivel vjetor”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në krahasim me marsin e vitit të kaluar, rritje të çmimeve ka në sektorin Miniera dhe gurorë për 13.5%, në sektorin Industrinë përpunuese për 5.4%, ku dallojmë repartin e prodhimit të metaleve me rritje për 22%, ndërsa në sektorin  Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar  për 14.9%.

“Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, gjatë muajit mars të vitit 2021, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta për 0.6% në nivel mujor dhe  për 7.2% në nivel vjetor”, raportojë nga nga Enti, ndërsa në krahasim me marsin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 13.9%, dhe në sektorin Industria përpunuese për 6.7%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button