RMV, miratimi i ligjeve të reja për legalizimin e objekteve ilegale nuk do të zgjidh problemin

Miratimi i ligjeve të reja për legalizimin e objekteve ilegale nuk do të zgjidh këtë problematikë dhe as nuk do të ndalojë përsëritjen e kësaj vepre në të ardhmen. Përkundrazi, kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Kështu ka komentuar për Portalb.mk arkitekti Mirosllav Grçev, dukuritë e ndërtimeve të egra dhe përpjekjet e Qeverisë për të zgjidhur problematikën.
Sot d
eputetët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar me procedurë të shkurtuar Ligjin për verifikim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Iniciativën për miratimin e një ligji të ri për legalizim, Grçev e ka quajtur gabim të madh.

“Sepse, thelbi i një ligji të tillë që në fakt është ligj për amnisti, vetëm në fushën e ndërtimit, thelbi është që ai të jetë terminal, që një gjendje e cila ka qenë masovisht e parregulluar në të cilën kanë marrë pjesë e gjithë shoqëria, të ndalohet legalizimi dhe vendosja e sundimit të së drejtës. Ka kuptim që ajo të ndodhë vetëm njëherë, pas ndryshimeve të mëdha shoqërore, lufta apo katastrofa të tjera shoqërore dhe pas asaj më asnjëherë të mos vijë në situatë që ndërtimi i egër të jetë diçka normal. Ne kemi ligje të cilat janë në fuqi, ligji për ndërtim, ligji për planifikim urbanistik, ligji për tokë ndërtimore, kadastër, që i rregullojnë problemet e ndërtimit ligjor dhe sjellja e një ligji të ri do të thotë heqje tërësisht dhe përjetësisht nga fuqia të ligjeve për planifikim dhe ndërtime. Miratimi i një ligji të dytë, do të thotë që të gjithë që kanë për qëllim që edhe më tej të ndërtojnë në mënyrë të paligjshme, atë do ta bëjnë duke pritur ligjin e tretë. Ajo është një gabim i tmerrshëm historik dhe vendosja e të paligjshmes dhe krimit si normalitet dhe ligjshmëri në vend”, deklaroi Grçev.

Sipas tij, përqindja e lartë e ndërtimeve pa leje, janë prodhim i legjislacionit të gabuar, të zbatimit të gabuar të ligjeve, i shpikjes së procedurave që paraqiten më tej si ndërtime të egra.

“Numri më i madh i të gjitha procedurave për të cilat kërkohet ligji për legalizim të ndërtimeve të paligjshme, praktikisht bëhet fjalë për ndërtime ligjore të cilat sipas bazave të ndryshme formale dhe më së shpeshti për shkak të funksionimit të dobët të organeve shtetërore, për shkak të gabimeve në kadastër, gabimeve në planin e kadastrës, procedurave problematike ku janë bllokuar në procedurë njerëz të cilët dëshirojnë të ndërtojnë apo kanë ndërtuar dhe organet me mosveprim, me veprim të gabuar bëjnë prej tyre në mënyrë artificiale ndërtime ilegale. Kështu që, problemet reale në hapësirë, ata të cilët meritojnë të legalizohen mund të legalizohen edhe me dispozita kalimtare në ligjin për ndërtim, ku mbahet llogari në mënyrë të veçantë, të detektohen saktë problemet që meritojnë të legalizohen”, deklaroi ai.

Foto ilustrim

Profesori Grçev tha se, thelbi i të gjithë ligjeve për legalizim është se ato duhet të jenë të njëanshme dhe terminale dhe se lejohet që të bëhet vetëm një ligj për legalizim.

“Fatkeqësia jonë është që ky ligj ishte tërësisht antikushtetues, i tëri në tekstin e tij, ndërsa  njëkohësisht organet shtetërore, në masë të madhe të rasteve e keqpërdorën si mashë që ta kalojnë përmes tij punën e tyre jo të duhur, paaftësi dhe korrupsion. Kështu që, miratimi i ligjit të ri apo vazhdim i të vjetrit nuk është asnjëfarë zgjidhje, por është vetëm krijimi i kushteve për sundimin e pafund të së padrejtës, korrupsionit dhe krimit në shtet, ndërsa problemet nuk do t’i zgjidh, siç nuk i zgjidhi as ai paraprak, por vetëm do t’i krijojë. Nëse ligji për legalizim do të ishte zgjidhje, nuk do të kishte nevojë për ligj të dytë apo për vazhdim”, tha ai.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka dorëzuar në Kuvend dy ligje për legalizim, njëri është ndryshim i ligjit të vjetër që kërkojnë të vazhdohet afati për legalizim për 5 vjet dhe sipas tij të punojnë në mënyrë shtesë komunat për 5 vite në lëndët e pranuara deri më tash për legalizim. Nën ligjin e vjetër, qytetarët nuk do të mund të dorëzojnë kërkesa të reja por, ato që janë dorëzuar deri më tani, ato të mund t’i punojnë. Ndërsa ligji i ri për legalizim që është gjithashtu në Kuvend, propozon që të mos mund të legalizohen ndërtesat, mbindërtimet dhe ndërtimet e zgjeruara të ndërtesave, si dhe të gjitha objektet në zonën e mbrojtur sipas UNESCO-s.  Ai ligj ka çmim më të lartë për 50 për qind nga vlera e shërbimeve komunale të komunës.

E gjithë puna e legalizimit ka filluar në vitin 2011 kur Qeveria e atëhershme miratoi Ligj për legalizimin e objekteve pa leje. Afati për legalizim në vitet e kaluar disa herë është shtyrë dhe janë fituar mundësi të reja për legalizimin e objekteve. Deri më tani janë legalizuar 260 mijë objekte.

Sipas Ligjit të ri të legalizimit të objekteve pa leje, synohen të zgjidhen çështjet kyçe dhe kryesore të infrastrukturës nga linjat e transmetimit, tubacionet e gazit, ujsellësi, projekte, objektet e shtetit dhe komunave janë ndërtuar shumë kohë më parë nga procedurat e shtetit, por sot nuk janë regjistruar në listat pronësore. Me propozimin ligjin e ri, nuk do të mund të legaizohen njësitë e mëdha të banimit, me qëllim që të mos prishë të gjitë hapsirën dhe jetën urbane të shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button