Sot 10.000 doza të reja të vaksinave “Pfizer”, të shtunën 100.000 “Sinofarm” nga Armata e Kinës

Vaksinimi në vend po zhvillohet mirë, rreth 110.000 qytetarë tanimë janë vaksinuar, prej të cilëve 23.000 kanë marrë nga dy doza. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili plotësoi se sot duhet të arrijnë rreth 10.000 vaksina të “Pfizer”. Gjysma prej tyre janë nga marrëveshja e drejtpërdrejtë me prodhuesin, a gjysma tjetër nëpërmjet fondit solidar të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Njëkohësisht, më 15 është e parashikuar që të arrijnë 100.000 vaksina nga “Sinofarm”, të cilat vendi do të ti marrë si donacion nga Armata e Kinës, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me qytetarët që kanë pranuar një dozë vaksinë në Serbi, Filipçe sqaroi se të gjithë personat e vaksinuar me vaksinat e “Pfizer” dhe “Sinofarm” munden të rivaksinohen në vend.

“Deri në fund të kësaj jave, do të ketë pjesë të veçantë në uebin vakcinacija.mk, a në ndërkohë mund të paraqiten nëpërmjet mjekëve amë dhe të fitojnë termin për vaksinë”, deklaroi Filipçe.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, Filipçe sqaroi se personat që i kanë pranuar dy doza të vaksinës duhet të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet për mbajtjen e maskës. Kjo është konstatuar sot në mëngjes në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive, në të cilin është diskutuar në temën në fjalë. Filipçe theksoi se për shkak të kohës së nxehtë, këtë vikend është mundur të shihet se një numër i madh i qytetarëve nuk kanë mbajtur maska.

Konkluzioni është se të pritet të paktën një ose dy javë përpara se të jepet rekomandimi që të mos mbajnë maskë mbrojtëse derisa qëndrojnë vetëm në ambient të hapur. Gjithashtu , ai  sqaroi se nëse një pacient është i vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër KOVID-19, atëherë ai duhet që të pranohet në institucionet shtetërore pa i bërë test PCR, por do t’i duhet vërtetimi i vaksinimit.

Në lidhje me situatën epidemiologjike dhe gjendjen në spitale ku janë të vendosur pacientët, Filipçe tha se është me rëndësi që të zbrazen kapacitetet spitalore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button