RMV, nga mesnata do të shtrenjtohen derivatet e naftës

Nga sonte, derivatet e naftës në vend do të shtrenjtohen për një deri një denar e gjysmë. Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim me të cilin do të bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 1.88 përqind, transmeton Portalb.mk.

Çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-95 nga mesnata do të rritet me 1.50 denarë për litër, ndërsa çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-98, Eurodiesel (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rriten me 1 denar për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 0.800 denarë/kg dhe tani do të arrijë në 35,243 denarë për kilogram.

Me vendimin më të ri, çmimi maksimal i Eurosuper BS-95 në pompat e benzinës do të jetë 68,50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 është rritur në 70 denarë për litër. Dizeli në pompat e benzinës do të shitet me çmim prej 60 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 59,50 denarë.

Nga KRRE shpjegojnë se në shtatë ditët e fundit, çmimet referente në bursat botërore në mesatare kanë shënuar rritje: benzina ​​me 4.035 përqind, dizeli me 3.187 përqind, vaj ekstra i lehtë me 3.463 përqind dhe mazuti me 2.956 përqind. Në të njëjtën periudhë, kursi i këmbimit të denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0.160 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button