Takimi Zaev – Von der Leyen: KE do të angazhohet edhe më fuqishëm në gjetjen e zgjidhjeve për fillimin e bisedimeve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, sot realizoi takim edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Në takim kryeministri Zaev edhe njëherë theksoi se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas të imponuara si çështje nga Bullgaria, aspak nuk guxon të jetë temë e bisedimeve dhe angazhimi i Brukselit dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të bisedojë për ardhmërinë e saj evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Identiteti maqedonas përveç që është çështje krenaria, gjithashtu është edhe çështje e fakteve, shkencës, traditës dhe simbol nacional i popullit tonë. Ai nuk do të jetë çështje për bisedime. Vlerat evropiane janë udhërrëfyes për ne, por mbrojtja e identitetit është gjithashtu vlerë evropiane”, theksoi në takim me kryetaren e KE-së Fon der Lajen, kryeministri Zaev.

Zaev shtoi se Maqedonia e Veriut i zbatoi të gjitha reformat, se implementimi i tyre është lëndë e disa proceseve për zbatimin e standardeve evropiane në vend dhe se janë plotësuar të gjitha kriteret për BE për hapjen e procesit për anëtarësim.

Ndërkaq, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen konfirmoi se KE-ja do të kyçet edhe më shumë me angazhim të përkushtuar thelbësor, siç tha ajo është proces shumë i rëndësishëm i cili nuk guxon të shtyjë fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE dhe se ajo qëndron për të dyja vendet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që së bashku t’i vazhdojnë bisedimet pa anulim të mëtejshëm.

Portugalia, si kryesuese e Bashkimit Evropian, dhe Komisioni Evropian ende shpreson që deri në fund të presidencës Portugeze, 30 qershor, të mbahet konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button