Rasti “Lidhja ndërkombëtare”: Sot pritet konfirmim i verdiktit, ndryshim ose kthim i çështjes në rigjykim

Në mungesë të ish-prokurores speciale Katica Janeva në Gjykatën e Apelit në Shkup, po zhvillohet seancë publike për ankesat kundër vendimit në rastin “Reket”, në të cilin ajo u dënua me 7 vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit, transmton Portalb.mk.

Janeva, e cila është në arrest shtëpiak në Gjevgjeli, siç informuan në seancë, nuk erdhi për arsye shëndetësore, por dha pëlqimin me shkrim që seanca të mbahej në mungesë të saj.

Për dallim prej saj, Bojan Jovanovski – Boki 13, u paraqit në seancë. Ai u dënua me 9 vjet burg për marrjen shpërblimi për ndikim të paligjshëm dhe pastrim parash.

Pasi u lexua vendimi nga Penalja, mbrojtja e Bokit filloi e para që ta shpjegojë ankesën, ndërsa pastaj të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe avokatët e Katica Janevës.

Edhe njëra edhe tjetra mbrojtje kërkojnë që të rrëzohet vendimi i Gjykatës Penale dhe çështja të kthehet për rigjykim.

Mungesa e provave dhe ekspertizës, shkeljet thelbësore në procedurë janë pjesë e argumenteve të mbrojtjes së Jovanovskit.

“A mundet që një vendim i tillë të bazohet në dëshminë e dy dëshmitarëve, të cilët nuk janë as të qartë dhe as kategorikë? Kur të analizoni vendimin, do të shihni se pas secilës provë, thuhet se përveç provës që gjykata e vlerësoi, niset edhe nga deklarata e qartë dhe kategorike e Orce Kamçevit dhe gruas së tij Ana. A mund që një gjykim i tillë të bazohet vetëm në të? Nuk mund të kërkohet që, kur prokuroria nuk paraqet prova, mbrojtja ta bëjë këtë. I takon prokurorisë të provojë teorinë e saj të çështjes”, tha avokati Sashko Dukoski, që është mbrojtës i Jovanovskit.

Mbrojtja theksoi se biznesmeni Orce Kamçev nuk ka statusin e palës së dëmtuar, edhe pse lënda i referohet faktit se prej tij janë marrë 1.5 milion euro në mënyrë që ai të merrte trajtim preferencial në çështjen “Perandoria” ku është i dyshuar.

“Jam vërtet i interesuar nëse ju, si këshill me përvojë në Gjykatën e Apelit, keni takuar ndonjëherë një person i cili pretendohet se jep një milion euro dhe të mos ketë statusin e palës së dëmtuar? Ai u përpoq të futet si i dëmtuar, por kjo nuk ndodhi”, tha Dukoski.

Ai i analizoi edhe regjistrimet që u shfaqën në gazetën italiane “La Verita”, ku shihet se si Boki dhe Zoran Mileski Kiçeec dalin nga shtëpia e Kamçevit me një çantë “Louis Vuitton”, për të cilën pretendohet se ka qenë e mbushur me plot një milion euro.

“Kur del Kiçeec jasht dhe kur e kalon çantën nga njëra dorë në tjetrën, është më e lehtë se një gjeth. Kamçev thotë se 80 përqind e parave ishin në kartëmonedha nga 50 euro. Nëse është kështu, një milion euro në prerje 50 euro peshojnë 22.5 kilogramë. A u duket në video se ajo peshon 22.5 kilogramë ? E njëjta gjë vlen edhe për Ana Kamçevën, e cila tha në një çantë ka dhënë 350,000 euro, poashtu në kartëmonedha të imëta”, tha Dukoski.

Dukoski theksoi se klienti i tij, nga njëra anë, paraqitet si person pa punë dhe me llogari të bllokuar, ndërsa nga ana tjetër, kishte ndikim të supozuar mbi prokuroren speciale publike.

“Kush eshte ai? A është Bill Gates, a është Putini, që të ketë  ndikim të supozuar mbi Katica Janevën,” tha Dukoski.

Avokati theksoi edhe veprimet e përkohshme, gjegjësisht faktin që Gjykata e Lartë më 31 janar 2019 miratoi një mendim të përgjithshëm ligjor se PSP nuk është paditëse e autorizuar për çështjet e hapura pas afatit të famoz prej 18 muajsh, ndërsa pretendimi i dhënies së parave është në shkurt 2019.

“A është budalla Orce Kamçevi të japë 1.5 milion euro për diçka që e di se do të ndodhë dhe do të lirohet nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Lartë?”, tha avokati i Bokit.

Avokati gjithashtu kujtoi se në regjistrimet që dolën në publik, mund të dëgjohet vetë Kamçevi duke thënë se ai u la i lirë nga Gjykata Supreme, dhe jo nga Katica.

Në seancë i pranishëm është edhe prokurori nga Prokuroria e lartë publike Shkup. Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsionit, e cila e përfaqësonte çështjen para gjykatës së shkallës së parë, gjithashtu dërgoi ankesë, me të cilën kërkuan dënime më të larta.

Pas seancës së sotme, Gjykata e Apelit do të duhet të deklarohet për lëndën, gjegjësisht mund të konfirmojë verdiktin, ta ndryshojë atë ose ta kthejë çështjen në rigjykim.

Gjykimin për këtë rast  e udhëheq gjyqtarja Sofçe Efremova, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja publike Ivana Trajçevska.

Të akuzuar në këtë rast janë Bojan Jovanovski dhe babai i tij Mile Jovanovski ish-deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski dhe Jasna Mandiq Ercegoviq.

Jovanovski akuzohet për “mashtrim dhe pastrim parash”. Remenski akuzohet për “ndihmë në mashtrim”, Mandiq për “ndihmë në mashtrim dhe pastrim parash”, Mile Jovanovski për “ndihmë në larje parash” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim të paautorizuar të armëve”. Si person juridik akuzohet edhe organizata joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”.

Bojan Jovanovski- Boki 13 është dënuar me nëntë vite burgim me aktgjykim që nuk është i plotfuqishëm për rastin “Reket”, ku është i akuzuar për “pranimin e çmimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “larje parash” së bashku me PSP Katica Janeva e cila mori dënim me burg prej shtatë vitesh për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button