Presidenti Stevo Pendarovski priti homologen e tij nga Gjeorgjia Salome Zurabishvili

Presidenti Stevo Pendarovski sot në kabinetin presidencial përmes ceremonisë së nderimeve më të larta shtetërore dhe ushtarake mirëpriti presidenten e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, me çka filloi vizita e saj zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të vizitës, përveç takimit tet-a-tet mes presidentit Pendarovski dhe presidentes Zurabishvili, do të mbahet takim plenar i delegacioneve zyrtare, pas çka do të pasojë nënshkrimi i një Marrëveshjeje midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë për heqjen e vizave dhe një Memorandum bashkëpunimi në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e kulturës, sportit dhe rinisë së Gjeorgjisë, dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Zurabishvili do të vendosin kurora lulesh në varrin e Goce Delçevit në kishën e Shën Spasit.

Në fokus të bisedimeve janë marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë dhe mënyrat për t’i çuar përpara, integrimin në BE dhe NATO, çështjet rajonale, si dhe pandemia e Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button