Është zhdukur mjeku rus që trajtoi Navalnin

Disa muaj pasi kritiku më i shquar i Kremlinit, Alexei Navalny, u helmua, mjeku rus që i mundësoi atij të trajtohet është raportuar i zhdukur. Aleksander Murahovski, i cili në ndërkohë ishte emëruar ministër i shëndetësisë i rajonit siberian të Omskës, nuk u kthye nga gjuetia të premten, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar një zëdhënës të policisë, transmeton Portalb.mk.

Autoritetet lokale paraprakisht raportuan për zhdukjen e një burri të lindur në vitin 1971, por pa dhënë më shumë detaje. Siç raporton TASS, janë kërkuar polic shtesë për kërkimin e tij.

Deri para disa muajsh, Murakovski drejtonte një klinikë në Omsk, ku Navalny, i cili tani është në burg, u soll pasi i ishte përkeqësuar gjendja në aeroplan gushtin e kaluar. Navalny më pas u dërgua në Gjermani për mjekim dhe u mjekua në një spital në Berlin. Sipas testeve nga disa laboratorë, ai ishte helmuar me gaz nervor Noviçok.

Murahovski atëkohë tha se Navalny nuk ishte helmuar, por kishte çrregullim metabolik. Navalny e akuzoi atë për falsifikim të diagnozës dhe mbështetësit e tij akuzojnë Murahovskin për vonimin e transferimit të Navalny në Gjermani në momente kritike.

Në nëntor, ai u gradua në ministër rajonal të shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button